Arben Ahemtaj, ministri i financave ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë fjalës së tij në parlament ai u fokusua te Reforma në Drejtësi dhe sesi po mbahet peng ajo nga opozita. Sipas ministrit Sali Berisha flet për dy republika po nuk e ka të qartë nocionin e tyre. Ai u shpreh se Berisha ka vrarë e ka prerë gjatë qeverisjeve të tij. Sipas Ahmetajt ndryshimin e bëjnë reformat.
“Këto janë populizma që shqiptarërt nuk i dëgjojnë. Të jesh në punë dhe të duash punë duhet të jesh shumë i vërtetë me atë që bën. Ti nuk e përmende, po ka edhe një element tjetër që e përmende me forcë. Kam çdo ditë që dëgjoj Saliun për “Revolucion Demokratik”. Kjo është një histori që shqiptarët e kanë parë në 1997, 2008, 2011. Krimin nuk e ka kryer kundër LSI-së, PS-së, LIBRA-s por kundër shqiptarëve, i ka vrarë dhe i ka prerë shqiptarët.
Këtë nuk e përmende por përmende “Republikën e Re”. A ka difekte politikbërja në këto 25 vite? Po ka probleme. Maxhorana kërkon Refomën në Drejtësi. Këtu qenka ndryshe. Je kundër kësaj republike apo pro? Je në republikë të fragmentuar që të marrësh 5% tënde apo në një republikë për qytetarët?
Statistika nuk janë emocionale. Nganjëherë ngjyrat janë të bardha. Ngjyrat qëndrojnë në 183 mijë vende pune. Prandaj ne i referohemi Reformës në Drejtësi. Politikë është ajo që sjell të re në vend. Këtë e sjell reforma, dhe Refoma në Drejtësi është ajo ku qëndron e reja në këtë vend. Kush e kërkon Reformën në Rrejtësi? Pra e majta.
Do ta them sërish , më pyeti një qytetar dhe më tha: “Pse ministër këmbëngulni në Reformën në Drejtësi dhe po firmosni?. Ne duam punë”.
U përgjigja: Po ka investitorë në Shqipëri ka? Po ka në investime dhe kanë munguar 100 mijë vende pune. Këto 100 mijë vende pune janë për shkak të drejtësisë së munguar. A ka një dallim të madh mes politikës së vjetër dhe të re? Ndahet me thikë vetëm nëpërmjet reformave, nuk ndahet për arsye moshe por për arsye mendimi. Gjendja mendore e kësaj maxhorance është reforma.”, u shpreh Ahmetaj. (J.V/Shuplaka)