Pas deklaratave të Ben Blushit se 1 miliard euro në 4 vjet për rrugët janë shumë pak, ka reaguar Ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Ky i fundit e cilëson kreun e LIBRA-s si të paditur në ekonomi, pasi ato që thotë ai janë për t’u argëtuar dhe jo për t’u marrë seriozisht.
Sipas Ahmetajt, Blushi e mat ekonominë me barometrin e mllefit të tij ndaj Ramës dhe nuk arrin të kuptojë se 1 miliard euro për Rindërtim, janë plus programit buxhetor të investimeve që në vetvete janë 750 milionë dollarë.
Deklarata e plotë:
Të jesh fillestar në ekonomi kur hyn në politike nga një rruge tjetër e jetës, s’është aspak për t’u kritikuar. Por të mbetesh i tille kur qëndron gjate ne politike dhe pretendon te drejtosh sektorë te jetës si ministër, apo edhe me keq “te shpëtosh Shqipërinë” si lider, nuk mund te trajtohesh me si i pafajshëm kur flet budallallëqe për ekonominë. Kjo është arsyeja pse nuk e kam trajtuar dot si te pafajshëm mikun tim Ben Blushi, i cili ekonominë e mat me barometrin e mllefit te tij ndaj Edi Ramës, qe ditën qe ky i fundit u be Kryeministër. Por qëkur ai filloi qe barometrin e tij ta bënte manual ekonomik te përpjekjes personale për rrëzimin e qeverise, fajësinë e tij për padijen ne ekonomi, ia kam vene ne dukje edhe publikisht.
Sot Blushi ka reaguar ndaj Programit te ri 1 Miliardë euro për Rindërtim (P1MR), qe u lancua nga kryeministri. 1 miliard euro në 4 vjet janë shume pak, sipas tij, sepse duhen 1 miliardë çdo vit për “Rindërtim Total”! Po sot unë po ia shkruaj atij dhe atyre qe mund t’i lexojnë faqet e manualit ekonomik te tij se duke e share programin, Blushi e ka miratuar atë pikërisht sepse me këtë program shkohet mbi atë qe kërkon ai! Pra me shume se 1 miliardë euro për Rindërtim ne vit:-). Sepse ky program qe do te shtrihet fillimisht ne tre e jo ne katër vjet, është plus programit buxhetor te investimeve qe ne vetvete është 750 milionë usd.
Ne reagimin e Blushit ka shume për t’u argëtuar me sipërfaqësimin e tij ekonomik, sepse ai flet për GDP-ne, borxhin publik dhe markën gjermane, me lirinë e plote te njeriut qe nuk i kupton gjerat qe thotë dhe te politikanit qe nuk synon te vërtetën po krijimin e saj:-)))
Por unë nuk do t’u humbas kohe lexuesve këtu me to. Sepse dua ta mbyll me pjesën me te dhimbshme te shfaqjes se radhës se Blushit si shpëtimtar i te varfërve, përmes recetave te tij magjike, te cilat te kujtojnë ca reklama qe i bëheshin ne kohëra te vjetra uthullës, si ilaç me çudibërës se sa penicilina!
Pjesa me e dhimbshme eshte ajo ku Blushi i mban ison Lulezim Bashes dhe Sali Berishes per shpenzimet e luksit te kryeministrise. Ne garen me ta se kush e shan me shume Edi Ramen dhe qeverine e tij, e fryn edhe me keq shifren e sajuar nga Saliu, te recituar nga Luli e te amplifikuar me tej nga Blushi vete. E gjitha nje propagande genjeshtrash per te ardhur keq. Sepse Saliu e di te verteten por genjen si zakonisht per te galvanizuar trupat e tij. Luli ben sikur s’e di te verteten se ia do puna qe te perserise si robot ato qe thote Saliu. Ndersa me keq nga te dy keta eshte Blushi, qe jo vetem nuk e di si eshte e verteta, sepse nuk kupton (dhe as pyet ngaqe kujton se kupton) dhe sepse mllefi e shtyn me tutje se sa vete Saliu e Luli ne rrugen e genjeshtrave…
Per te gjithe ata qe s’e dine, Ben Blushin e kam pasur dhe e kam mik, por tek ekonomia s’kemi qene asnje dite afer. Sepse sa here i jam afruar ta familjarizoj, me ka thene se shifrat per te jane opinione qe varen nga interesat e politikes, jo nga kokefortesia e statistikes. Sot natyrisht jemi çdo dite e me larg, sepse per interesin e tij politik, Blushit nuk i intereson fare e verteta, por krijimi i saj ne funksion te gares me Saliun e me Lulin se kush i helmon me shume shqiptaret me balten kunder qeverise. Nje gare qe Blushi mund ta fitoje me ta si krijues, po s’ka asnje shans ta konkretizoje si shites i nje libri te ri me nje permbajtje shume te vjeter!