00:57 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ahmetaj i pëgjigjet PD-së: S’ka asnjë VKM për ndryshimin e kasave fiskale për bizneset, ja përse bëhet fjalë

16:39 | 17/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksidenti në Maqedoni, flet nga spitali ish-ministri Arben Ahmetaj: Jam mirë

Ministri i Financave Arben Ahametaj ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike e cila sulmoi ashpër qeverinë ‘Rama’ me pretendimin se kjo e fundit ka nxjerrë një vendim që skualifikon kasat ekzistuese fiskale dhe detyron bizneset të pajisen me kasa të tjera.

Ahmetaj thotë se nuk ka asnjë VKM për ndryshimin e kasave fiskale për bizneset.

Deklaratën e PD Ahmetaj e quan një padituri të thellë “e në rastin më të keq, që është dhe më i mundur, disinformim me dashje i qytetarëve”.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 31.10.2018, nuk ka të bëjë aspak me kasat fiskale të bizneseve, por lidhet vetëm me sistemet fiskale për kontrollin e sasive në shoqëritë e hidrokarbureve dhe të shitjes së tyre me pakicë”, shkruan Ahmetaj.

Reagimi i plotë i Ahmetajt:

Nuk ka asnjë VKM për ndryshimin e kasave fiskale për bizneset!

Forcojmë sistemet e kontrollit të sasive të hidrokarbureve, në favor të qytetarëve dhe buxhetit!

Shumë tipike e PD, deklarata e përsëritur për të disatën herë e “ekspertit X”, që në rastin më të mirë është shfaqje paditurie të thellë, e në rastin më të keq, që është dhe më i mundur, disinformim me dashje i qytetarëve.

Është humbje kohe t’u kthesh përgjigje për çdo budallallëk!

Për qytetarët që meritojnë të sqarohen, Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 31.10.2018, nuk ka të bëjë aspak me kasat fiskale të bizneseve, por lidhet vetëm me sistemet fiskale për kontrollin e sasive në shoqëritë e hidrokarbureve dhe të shitjes së tyre me pakicë.

Së pari, ka një ndryshim thelbësor mes “sistemeve fiskale” dhe “kasave fiskale” dhe së dyti, efekti i kësaj VKM-je shtrihet vetëm mbi rreth 3 mijë sisteme fiskale të lidhura me sektorin hidrokarbur dhe aspak mbi rreth 145 mijë kasa apo pajisje fiskale që përdoren nga bizneset e tjerë në Republikën e Shqipërisë.

Vetëm “eksperti X” i PD nuk e lexon dot atë që është e shkruar e zeza mbi të bardhë, ose për meritën e tij, nuk arrin ta kuptojë.

Ky standard i ri që aplikohet për shoqëritë e hidrokarbureve, është një hap më tej për forcimin e kontrollit dhe të monitorimit të këtij sektori të rëndësishëm duke mbyllur hapësirat potenciale për evazion.

Monitorimi i depozitave të tregtuesve me shumicë do të behët në mënyrë automatike duke raportuar sasinë e karburantit periodikisht si dhe duke rakorduar hyrje-daljet në të . Po kështu mundësohet monitorimi i depozitave të pikave fundore të shitjes së karburantit si dhe raportimi në kohë reale i shitjeve fundore të tyre. Në këtë mënyrë, bëhet një monitorim i plotë i lëvizjeve të sasive të karburantit dhe një rakordim më i saktë i sasive të tregtuara në vend në kohë reale!

Këto ndryshime, janë një instrument i duhur në favor të administratës fiskale, për të adresuar më mirë administrimin e një sektori shumë të rëndësishëm për të ardhurat publike.

Deklarata e PD:

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të jetë kostoja e vetme që do të paguajnë bizneset si faturë e korrupsionit të kudogjendur të qeverisë së Edi Ramës.

Çdo biznes duhet të bëhet gati për të nxjerrë nga xhepat nga 600 – 1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve.

Paralajmërimi i Partisë Demokratike, që kur denoncoi për herë të parë aferën korruptive, duke deklaruar edhe fituesin e paracaktuar kroat, tani është bërë realitet.

Ministri i Korrupsionit, Arben Ahmetaj, mund të bëjë propagandë nga mëngjesi deri në darkë dhe të gënjejë paturpësisht shqiptaret se kasat fidskale nuk do të ndryshojnë, por e vërteta është se pak ditë më parë qeveria ka miratuar një vendim që, praktikisht, skualifikon kasat ekzistuese.

Aktualisht, kasat fiskale janë të programuara të transmetojnë të dhëna vetëm 1 herë në ditë, kur biznesi mbyll xhiron, por me VKM Nr. 651, qeveria ka ndryshuar karakteristikat teknike për pajisjet fiskale, duke futur si kriter shtesë – “transmetimin e çdo shitjeje në kohë reale në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.

Kërkesat e sistemit të ri detyrojnë çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisjet e reja që mundësojnë transmetim të çdo shitjeje në kohë reale.

Kjo do të thotë se 15 milionë eurot e tenderit korruptiv me kompaninë e paracaktuar kroate, janë vetëm maja e ajsbergut, sepse fatura për bizneset llogaritet të kushtojë nga 80-100 milionë euro.

Projekti korruptiv për monitorimin biznesit nuk duhet të zbatohet!

Ky projekt cëno konkurrencën e lirë, mbyll vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese.

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Arben AhmetajKASAT FISKALEPD
Pas

Po raportonte për ndeshjen, tifozët skocezë surprizojnë “live” gazetarin shqiptar, shpërthejnë të qeshurat (VIDEO)

Para

Tahiri ka ndihmuar Gruevskin të largohet nga Shqipëria? Zagani: Të dhënat do t’i bëj publike kur…

Para
“Ndjej keqardhje për të”, Zagani tjetër paralajmërim për Tahirin: Do të jesh gostia e peshkaqeneve!

Tahiri ka ndihmuar Gruevskin të largohet nga Shqipëria? Zagani: Të dhënat do t'i bëj publike kur...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.