Në kuadër të takimit me Shërbimin Kombëtar të Punësimit nën moton “Misioni ynë punësimi juaj” ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj është shprehur se janë 36 mijë vende të lira pune.
Në takimin e zhvilluar morën pjesë kryeminstri i vendit Edi Rama si dhe sipërmarrës të ndryshëm ku u diskuatua mbi një projekti të ri për të nxitur punësimin nëpërmjet rolit të zyrave të punës. Të gjithë janë në një mendje të ketë koordinim sa më të plotë mes zyrave të punës dhe sipërmarrjes që kërkon për njerëz të kualifikuar në treg.
Më tej ministri ka shtuar dhe lajmin tjetër të mirë që kompania e fuqishme gjermane Lufthansa ka filluar operacionet e veta në Shqipëri dhe do të ketë 300 të punësuar.
“Në 4 vite zyra e punës ka punësuar 87 mijë të papunë të regjistruar dhe janë 35% e të punësuarve kanë ardhur nga zyrat e punës nga përpjekja që qeveria ka bërë për ti ndihmuar. Ka shumë të papunë e ndërkohë sipërmarrja deklaron se ka 36 mijë vende pune, këto janë kërkesa të sipërmarrjes ndërkohë që ne kemi të papunë të regjistruar. Si ka mundësi që ne këto nuk i furnizojmë dot, ka vetëm një arsye dhe kjo është vetëm një sfidë e jona që ka të bëjë me arsimin profesional, dhe pse është rritur disa herë si numër, sërish jemi larg asaj pritshmërie, dhe një nga sfidat e zyrës së punës është që të afrojmë kërkesën e sipërmarrjes me aftësitë që do të thotë që ne duhet të ristrukturohemi nëpërmjet arsimit profesional dhe trajnimit.
Kjo është një sfidë e dytë që ka ministria, kemi një sfidë tjetër shumë interesante që kemi vlerën e shtuar në ekonominë shqiptare duke ofruar mundësi për kompaninë e prodhimit të softëare. Lufthansa me kompanitë e veta ka filluar operacionet e veta në Shqipëri dhe do të ketë 300 të punësuar, jo vetëm për nevojat e grupit të vetë por edhe përtej. Ne kemi kaluar në një fazë të dytë të zhvillimit ekonomik për të përputhur ofertën me kërkesën për arsimin profesional. Kemi 36 mijë vende pune që presin nevojtarë qytetarë, është sfida jonë të bëjmë gjënë e duhur për të ofruar nevojën e përditshme”, ka thënë Arben Ahmetaj.
(M.Q/Faxweb)