23:26 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ahmetaj prezanton kandidatin e PS-së në Kavajë, por harron se mandati zgjat katër vjet. U kërkon qytetarëve votën për 10 vjet

20:01 | 15/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ahmetaj prezanton kandidatin e PS-së në Kavajë, por harron se mandati zgjat katër vjet. U kërkon qytetarëve votën për 10 vjet

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili është gjithashtu i deleguari i Kryesisë së Partisë Socialiste në Bashkinë Kavajë dhe Rrogozhinë, ka prezantuar sot kandidatin e PS-së për zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Kavajë. Kandidati i PS-së është Klodian Shehi.

Zgjedhjet do të mbahen në datën 7 të muajit të ardhshëm, por pavarësisht se zakonisht mandati zgjat vetëm katër vjet, sipas Ahmetajt, këto zgjedhje janë të rëndësishme për Kavajën e 10 viteve që do të vijnë.

“Këto zgjedhje kanë një specifikë shumë të madhe jo vetëm për Kavajën, por për të gjithë Shqipërinë. Duhet marrë ashtu siç e kemi marrë ne gjithmonë, por edhe më shumë akoma me seriozitet, me këmbëngulje dhe modesti, në mënyrë që këtë rradhë Kavaja të bëhet shembull sërish në të gjithë Shqipërinë”, tha Ahmetaj.

Ai ofroi mbështetjen e tij për Shehin, por kërkoi gjithashtu edhe mbështetjen e qytetarëve.

“Unë dua që ne të shkojmë si qytetarë atë ditë dhe të zgjedhim Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, të vazhdojmë projektin e Rilindjes Urbane dhe projektin e reformave që kanë nisur Partia Socialiste dhe Aleanca. Mos harroni që qyteti është duke kaluar një periudhë tranzitore fantastike, nga një qytet-fshat, në një qytet destinacion turistik. Mos harroni që zonat e Kavajës me logjikën e re urbane dhe me logjikën e re të ndërtimit të segmenteve rrugore nacionale, kthehet në destinacion turizmi e gjitha. Ta mbështesim Klodianin që të shpalosi Kavajën e dhjetë viteve që vijnë, Kavajën e gjeneratës tjetër, Kavajën e Shqipërisë që duam”, shprehet ministri socialist. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Arben AhmetajKavajeklodian shehi
Pas

Lefter Koka me fëmijët, uron Pashkët nga kisha e Shën Ndout (FOTO)

Para

Me një FOTO të veçantë, Edi Rama uron besimtarët për festën e Pashkëve

Para
Rilindja urbane e Gramshit, Rama e përzgjedh për “Mirëmëngjes” (FOTO)

Me një FOTO të veçantë, Edi Rama uron besimtarët për festën e Pashkëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.