Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë një konferncë nën moton “Politikat në mjedisin e punës” ka deklaruar së fundmi se ka 36 mijë vende të lira pune, por duhen profesionistë në vend.
Ndër të tjera Ahmetaj deklaroi se papunësia ëshët betejë kryesore e qeverisë, ndërsa theksoi se zyrat e punës duhet të jenë sa më pranë qytetarëve për t’i ndihmuar.
“Unë e them shpesh te zyrat e punës që ta bësh dikë të gjej një punë është t’i kesh dhënë dritë dhe ky është një mision i madh. Ndaj të njëjtin mendim që shërbimet e administratës publike nuk duhen të jenë aspak të fohta, por duhet ta ndjekin deri në fund atë qytetar që kërkon një punë për të mbajtur fammiljen e vet”, është shprehur Ahmetaj.
Më tej Ahmetaj deklaroi se është bërë një punë e madhe në tatime dhe dogana,
“Është bërë shumë punë në tatime dhe dogana. Nuk do të jetë asnjë kosto shtesë për biznesin. Ka biznese të mëdha nën pagesën 30 mijë lekë. Bizneset kanë të drejtë të vetëkorrigjohen. Të kënaqesh me rritje ekonomike me 4% është një dështim. Kemi pasur zhvillime pozitive në ekonomi. Shifrat e punësimit janë inkurajuese. Papunësia është një betejesë kryesore e qeversisë.”, u shpreh Ahmetaj. (J.V/Faxweb)