Në një takim me gazetarët, minsitri i Financave, Arben Ahmetaj po sqaron vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël. Nuk ka asnjë tatim të ri, nuk ka asnjë ngarkesë të re, nuk ka asnjë taksë të re. Opozita në qëllimshmëri kërkon të përdorë një masë antiinformalitet të duhur për të turbulluar ambjentin shqiptar për një masë që që këtë muaj provohet kollaj që është e duhur.
Ju ftoj të më tregoni një çmim të rritur në dyqane. Mosrritja e çmimeve është premtim i mbajtur, përkundër rritjes së inflacionit.
Ministri Ahmetaj tregoi dy vendime të qeverisë së kryeministrit Sali Berisha në protokoll të Minstrisë së Financave të ish-ministrit Ridvan Bode.
Në vendimin e parë është ulja e pragut të TVSH-së nga 8 milionë lekë në muaj në 5 milionë lekë në muaj xhiro.
Në vendimin e dytë të qeverisë Berisha, sipas Ahmetajt, tregohet vendimi i ish-ministrit Bode për ta ulur më tej pragun e TVSH-së për bizneset nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë në muaj.
Ministri i Financave ka theksuar se fokusi i punës së ministrisë është biznesi i madh, jo i vogli.
“Qëllimi i këtij pragu është mbledhja e TVSH-së nga biznesi i madh. Fokusi nuk është biznesi i vogël por biznesi i madh. 56% e sipërmarrjes do të ngelet jashtë detyrimit për deklarim, që janë rreth 60 mijë biznese me nën 2 milionë lekë.” – ka sqaruar ministri Arben Ahmetaj.
(E.L/Faxweb)