Kosova është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në rajon. Autoritetet në Kosovë çdo ditë raportojnë për raste të shtuara të përsona që rezulojnë pozitiv me Covid-19.
Ndërkohë vihet re një tjetër fakt ai mosmarrjes për bazë së këtyre të dhënave nga Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ky i fundit ka bërë të ditur sot se komuna që ai udhëheq sonte do të hiqet nga karantina. Kryeqyteti Kosova ishte vendosur në karantinë javë më pare në kuadër të masave për freimin e përhapjes së koronaviruait në vend. pas shtimit të rasteve të të prekurve me koronavirus.
“Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar. Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Discussion about this post