20:42 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ai djali e di shumë mirë që e bëra ministër”, plas mes Metës dhe Manjanit, juristi tregohet ironik: Hahahahaha, ende më vjen të qesh!

13:38 | 08/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ai djali e di shumë mirë që e bëra ministër”, plas mes Metës dhe Manjanit, juristi tregohet ironik: Hahahahaha, ende më vjen të qesh!

‘’Ai djali e di shumë mirë dhe të mos përdoret për të dëmtuar reputacionin e Ilir Metës, Ilir Meta e ka bërë Ministër Drejtësie se nuk e bënte askush atë”, ka mjaftyuar kjo fjali e presidentit të vendit në drejtim të Ylli Manjanit për të nxitur një përplasje mes të dyve, që nuk do të mendohej deri para dy vitesh kur të dy së bashku ishin pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Duke iu referuar deklaratave të Manjanit se presidenti nuk ka fuqi që të ulë palët politike në bisedime për të arritur një marrëveshje, Meta u shpreh se ish-ministrin që dikur e propozojë po e përdorin tashmë për të dëmtuar imazhin e tij.

Por nuk ka vonuar as përgjigja e Manjanit ndaj këtyre deklaratave, që duket se i kanë ardhur edhe të papritura, pasi siç thotë ish-ministri nuk e ka fshehur asnjëherë, edhe publikisht, mirënjohjen e tij ndaj postit të rëndësishëm që dikur Meta do ti besonte.

Manjani shprehet se ka qeshur kur e ka dëgjuar Metën duke thënë se po përdoret për ta dëmtuar, ndërsa shton se lirinë e të shprehurit nuk mund tia ndalojë askush.

‘’Po të përdoresha, ashtu siç thotë Presidenti, do kisha qenë pak më i efektshëm me karrierën time dhe shumë më rezultativ në “goditjen e figurës së Presidentit””, shkruan mes të tjerave Manjani.

Ndërkohë që pa dashur, që siç thotë ai vetë të ushqejë lajme të tjera, e hedh dhe një thumb lidhur me momentin e shkarkimit të tij, kur sapo kishte nisur një luftë me Saimir Tahirin, për kanabizimin e vendit.

Manjani ndalet më tej dhe te akuzat e Metës në drejtim të ambasadorëve, duke thënë se është e gabuar që fokusi të vendoset te përfaqësitë diplomatike, sa kohë që është qeveria përgjegjëse për hartimin e politikave dhe zbatimin e tyre në Shqipëri.

‘’Siç e kam stërthënë atë që mendoj, Shqipëria nuk është Republikë Ambasadorësh. Ambasadorët kanë punën e tyre, dhe siç e di dhe Presidenti në zyrën e Ministrit të Drejtësisë janë pritur e përcjellë me respekt dhe pa asnjë ulje koke.

Përkundrazi, atyre u është prezantuar mendimi i ministrit i qartë, i drejtpërdrejtë dhe në gjuhë të pastër.

Por asnjëherë nuk u sulmuan as publikisht e as konfidencialisht nga ana ime. Përkundrazi deri në ditët e fundit të mandatit të tyre, me ata kam patur marrëdhënie korrekte dhe njerëzore”, shkruan më tej Manjani.

Çfarë deklaroi Meta në studion Meços:

Ilir Meta i ka ofruar çdo gjë Edi Ramës. Zotëria aty ka qenë një nga nxitësit kryesorë të daljes së opozitës nga parlamenti. Pas disa muajsh u thoshte pse dolët nga parlamenti, si dolët.

Ilir Meta është shumë i qartë në punët e tij, opozita të zgjidhë vetë punën e saj. Deri në 24 korrik 2022 Ilir Meta është në atë zyrë dhe do ta bëjë detyrën e vet me përkushtim maksimal dhe është shumë i qartë në qëndrimin e vet. Ka qenë i vetmi që ka bërë përpjekje për konsensus dhe ky konsensus është minuar në mëntyë të vazhdueshme.

Çfarë interesi kam unë të sulmoj Ambasadorët? Por nëse ca palaço diplomatë tallen me Kushtetutën e Shqipërisë është detyra ime tu tregoj vendin atyre. Këtë Kushtetutë e kam bërë me Ambasadorë, me Komisionin e Venecias, me 140 vota.

Nuk bëhet shteti ligjor nëse zbatimi i Kushtetutës bëhet në këtë mënyrë si tani. Ky është qëndrimi i Ilir Metës. Le të vijë çdo ambasador, çdo ekspert i huaj dhe ti tregojë Ilir Metës ku është shkelur Kushtetuta. Ai djali e di shumë mirë dhe të mos përdoret për të dëmtuar reputacionin e Ilir Metës, Ilir Meta e ka bërë Ministër Drejtësie se nuk e bënte askush atë.

E di shumë mirë si këta ndërkombëtarët  vinin dhe thoshin e kemi Kushtetutën në anglisht dhe jo shqip. Kush dëshiron të bëjë opozitën ta bëjë, Ilir Meta nuk është as të bëjë opozitë dhe as pozitë.

Postimi i plotë i Manjanit:

Një një reagim të Tij, mbrëmë në Temporën e Sonila Meços, Presidenti i Republikës disi nervoz tha disa çudira në drejtimin tim.

Natyrisht nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me reagime të detajuara, por nuk mund të mos sqaroj disa tymçe të panevojshme që zoti President hodhi në ajër.

Së pari, Ai hodhi idenë që “ai djali (dmth unë) të mos përdoret për të goditur figurën e Presidentit”.
Hahahahahahahahahahahahahahahahahaha

Ende më vjen të qesh, ashtu siç edhe ndjehem i keqardhur që Presidenti të besojë dhe të artikulojë gjëra të tilla!

Po të përdoresha, ashtu siç thotë Presidenti, do kisha qenë pak më i efektshëm me karrierën time dhe shumë më rezultativ në “goditjen e figurës së Presidentit”.

Se kush po më përdor mua për të sulmuar atë, një dreq e di! Do kisha patur dëshirë ta dija që ti faturoj shërbimin të paktën… ???

Nejse, fundja le të mendojë si të dojë, por për sa thashë tek ajo intervistë dhe kam thënë edhe më parë për rolin e Presidentit, i qëndroj me besnikëri dhe i argumentoj me fakte të njohura publikisht.

Së dyti, për atë që “më bëri ministër”. Nuk e kam ndaluar për asnjë çast së shprehuri mirnjohjen për këtë gjë. Asnjëherë e anë asnjë rrethanë.

Nga ana tjetër kurrë në jetën time nuk i kam kërkuar askujt të më bëjë ministër apo deputet. Politikën e kam parë dhe e shoh si kontribut qytetar dhe jo si agjensi punësimi.

Pa dashur të hyj në detajet e emërimit tim si ministër e as të shkarkimit tim, sepse siç thashë nuk dua të ushqej lajmet, u ftova për të ushtruar atë detyrë me objektiva konkrete dhe e dorëzova me objektiva të realizuara.

Këtë gjë zoti President e di shumë mirë!

Nëse Ai mendon se po të kesh qenë ministër nuk u dashka menduar e folur më, atëherë qenka dakort me paketën anti-shpifje të Ramës. Personalisht nuk cuditem as për këtë…

Lirinë për të menduar e shprehur mendimin ma jep Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta, të cilën Presidenti mendon se po e mbron. Nëse vërtetë e mbron, nuk duhet ta ketë këtë tezë në kokë se pastaj është vërtetë kontradiktor.

Së treti, për qendrimin tim “kontradiktor” mbi djegien e mandateve.

Presidenti, ashtu si Kryetarja e LSI mendojnë se unë njëherë paskam qenë për djegien e mandateve pastaj jo. Çudi e madhe!!!

Në thelb çështja është kot, sepse unë as kisha mandat për të djegur e as mandat për të marrë. Ata e dinë mirë se nuk isha në asnjë listë deputetësh.

Por për konsuencë të fakteve publike, kurrë nuk jam shprehur, sepse nuk e kam menduar këtë gjë, që opozita ka bërë gabim. Përkundrazi edhe sot them u bë mirë që u dogjën, sepse kështu kuptoi i madh e i vogël se nga kush qeverisemi.

Sqarimi që u mundua të bënte pas ndërhyrjes sime në studio ishte më djallosës dhe jo llogjik.

Sipas Tij, kush mbron tezën e djegies së mandateve nuk mund të kërkoka tryezë dialogu te Presidenti!!!

Po Presidenti për këtë rast duhet kur opozita është në rrugë, se kur është në Parlament e bën vetë dialogun.

Këto janë fakte dhe jo llafe, e as supozime!

Së fundi, mbi sugjerimin e Presidentit se “e paskam ndritur me Ambasadorët”.

Siç e kam stërthënë atë që mendoj, Shqipëria nuk është Republikë Ambasadorësh. Ambasadorët kanë punën e tyre, dhe siç e di dhe Presidenti në zyrën e Ministrit të Drejtësisë janë pritur e përcjellë me respekt dhe pa asnjë ulje koke.

Përkundrazi, atyre u është prezantuar mendimi i ministrit i qartë, i drejtpërdrejtë dhe në gjuhë të pastër.

Por asnjëherë nuk u sulmuan as publikisht e as konfidencialisht nga ana ime. Përkundrazi deri në ditët e fundit të mandatit të tyre, me ata kam patur marrëdhënie korrekte dhe njerëzore.

Ndaj nuk kam se si ti sugjeroj Presidentit të përplaset publikisht me ta.

E përsëris, e keqja e këti vendi është në qeveri dhe jo tek ambasadat. Këtë gjë e kam besuar dhe artikuluar edhe kur kam shërbyer si ministër në ato 15 muaj.

Po nuk pranuam këtë, pra që e keqja është gjithnjë në qeveri, vetëm e mbrojmë qeverinë!

Me në fund fare, është krejt normale që Presidenti të mos mendojë seç mendoj unë, por nuk është normale që për të shmangur vemendjen nga thelbi i krizës së Tij presidenciale të merret me mua.

Jo për gjë po nuk ngjan mirë…

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: manjani metaplas mes manjanit dhe metes
Pas

FOTO/ Kjo është arma snajper që me të cilën u ekzekutua me plumb në zemër ish-pronari i televizionit

Para

Kërcet arma edhe në Shkodër, qëllohet në drejtim të një banese (Emri i shënjestrës)

Para
FOTO/ Ngjarje e rëndë tek “Unaza e Re”, një person hidhet nga kati i pestë

Kërcet arma edhe në Shkodër, qëllohet në drejtim të një banese (Emri i shënjestrës)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.