Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi duket se është çështje ditësh, ndërsa mediat gjithnjë e më shumë zbulojnë detaje në lidhje me këtë çështje.
Së fundi sipas Sky Sports, Cristiano Ronaldo ka telefonuar ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti, me të cilin ka pasur marrëdhënie mjaft të mira, për ta pyetur rreth jetës në Serie A në prag të marrëveshjes me Juventus.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane Ancelotti I ka thurur elozhe kampionatit Italian, ndërsa në lidhje me trajnerin e ardhshëm të Ronaldos, Massimiliano Allegri, nëse portugezi vendos të kalojë në Serie A Ancelotti ka thënë: “Ai është trajneri i përsosur për ty”. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post