Ndërkohë që protesta e banorëve të “Astirit” sot shënon ditën e saj të 16-të, këta të fundit janë shprehur se nuk janë pritur nga Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Duke iu referuar rastit të Dorian Protoduari, kreu i ARRSH-së, u shpreh se ky pretendim nuk qëndron, pasi vetë babai i Protoduarit ka qenë tek ARRSH për të dorëzuar dokumentet e pronës së tij, ku është pritur nga një zyrtar.
Pas kësaj, reagoi sërish për “Fax News” Dorian Protoduari, i cili e quajti Qendron si mashtrues, ndërsa u shpreh i prerë se nuk do të ketë asnjë negociatë nëse nuk realizohet kërkesa për dëmshpërblim në vlerë 100% të vlerës së pronës së tyre, nuk do të ketë asnjë negociatë.
Më tej ai u shpreh se Qendro dhe kushdo tjetër duhet të shkojë në zonën e prekur për të negociuar.
“Ai është një mashtrues. Me mua nuk ka punë fare.
Babai im sot ka vajtur tek ARRSH ku ka dorëzuar disa dokumente, pa takuar Afrim Qendron. Kush është Afrim Qendro.
Këtu ku ka bërë kryqin, ai të vijë e të negociojë. Babai im ka vajtur e ka dorëzuar një kartel pasurie. Afrim Qendron as unë as babai im nuk e njohim fare.
Ne kërkojmë dëmshpërblim 100% me vlerën e tregut. Pa realizimin e kësaj kërkese nuk do të ketë negociata, as të mos afrohen fare.”, tha ndër të tjera Protoduari.
(B.B/ Faxweb.al)