Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj tij, gjatë një takimi elektoral atje.
Beleri shprehet se Rama bëri një show të pamoralshëm dhe meskin, ashtu sic ai e ka zakon. Ndërkohë Beleri shton në reagimin e tij se Rama veshi kapelen e kryetarit të partisë duke harruar që është Kryeministri i të gjithëve.
Reagimi I plotë:
«Sot në Himarë Edi Rama veshi kapelen e kryetarit të partisë duke harruar që është Kryeministri i të gjithëve.
Ne veshtirësi të dukshme për të justifikuar zgjedhjen nga halli te Kryetarit në ikje, dhe keq administrimit të tij për 12 vite u mjaftua me një shoë të rradhës krejt të pamoralshëm dhe meskin sic ai e ka zakon të bëj. Në prani të të gjithëve dhe në sy të mediave ai tha “Gjergj Jorgua mund të mos jetë me i miri, pavarësisht se fle gjume dhe do një jave të zgjohet unë jam këtu t’ju garantoj se do e coj nga gjumi”. E pra me zë dhe me figurë Rama iu kerkoi Himarioteve të votonin atë si Babysitter të Goros dhe për 4 vite të tjera.
Unë ju siguroj personalisht tre gjëra
Së pari, qytetarët e Himarës vetëm një Kryebashkiak gjumash e letargjik nuk duan.
Së dyti të nesërmen e zgjedhjes sime si Kryetar i Bashkisë Himarë, duke përfaqësuar të gjithë qytetarët e Bashkisë, do të bashkëpunoj me të gjithë përfaqësuesit e Qeverisë në të mirë të interesit të bashkëqytetarëve te mij Himariot, te paktën për dy vjet të tjera me Edi Ramën, për të mirën e vendit, zhvillimin e zonës dhe për mirëqenien e qytetarëve. Sic gjithashtu, jam i sigurt se mbeturinat urbane, rrugët, parqet publike, uji, ujrat e zeza , shkollat me standarte bashkëkohore dhe mbi të gjitha ceshtja e Pronës nuk kanë ngjyra, ato nuk janë as socialiste as demokrate nuk kanë ngjyrë, as socialiste e as demokrate, janë vetëm probleme që pengojnë njerëzit të ecin përpara.
Së treti, më 14 maj, do të ndryshojmë kryetarin e bashkisë në qytetin e Himarës dhe që të nesërmen e zgjedhjeve do të ndryshojmë gjithçka për mirë.
Discussion about this post