Mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish-Bllokut, një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë me plumb në kokë edhe truproja e Ervis Martinajt, 28 vjeçari Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Eljon Hato dhe vetë Ervis Martinaj.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur avokati i Ervis Martinaj, Mirash Martini, i cili është shprehur se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen. Avokati tha se Ervisi ishte futur për të shuar sherrin që kishte nisur mes komandos dhe Fabjol Gaxhajt.
Avokati tha se Martinaj ishte në banak kur nisi sherri ndërsa u shpreh se nuk kishte dijeni se për cfarë ishet ndalaur klienti i tij.
“Klienti është jashtë rrezikut, policia nuk i ka marrë dëshminë. Ka dashur që shpjegimin ta japë përmes avokatit. Ervis Martinaj nuk ka pasur konflikt me asnjë nga personat në lokal. Personat në lokal kanë qenë të njohur dhe miq. Konflikti ka qenë i papritur, ai ka qenë në banak. Ka zgjatur në pak sekonda, Ervis Martinaj hyri mes tyre për të shuar sherrin.
Në momentin që ka hyrë sherri ka qenë mes Gaxhajt dhe komandos, që Ervis Martinaj nuk e njihte. Nuk e di pse ka qenë sherri. Ervis Martianj nuk ka qenë objektiv i goditjes, hyri për të shuar sherrin. Martianj ka lidhje miqësore të vjetër me Fabjol Gaxhajn, por nuk ishte badigardi i tij, por kishte një njohje të vjetër. Ata nuk ishin as në tavolinë, pasi Martinaj ka qenë në banak me pronarin e lokalit. Ervis Martinaj nuk ka shkuar në lokal me plan për të shuar sherrin. Ai ka njohje me pronari e lokalit, vetëm kaq.
Sherri zgjati pak sekonda, ai sikur ka qenë me një gotë vere në dorë…nuk ka qenë ai objektivi. Eljon Hato ka një njohje të largët me Martinajn, por nuk shoqërohen në mënyrë të vazhdueshme. Martinaj nuk ishte nisur për te ‘Monpol’, por është takuar me pronarin e lokalit dhe i ka ftuar ai për të pirë dicka. Nuk e di se për cfarë është ndalur Ervis Martianj. Nuk kam një informacion se cili është arresti. Këtë do të sqarojë prokuroria, pasi deri nesër duhet të dërgojë aktet. Martinaj nuk ka pasur armë me vete”, u shpreh dje avokati i Ervis Martinajt në një dalje mediatike.
(E.K/FAXWEB.AL)