Edmond Bego është biznesmeni që ka futur në sherr poltikën shqiptare, edhe pse pas verifikimit ai është lënë i lirë nga ana e autoriteve greke, pasi nuk ishte në kërkim ndërkombëtar.
Ndërkohë që edhe pse një person i dënuar për trafik droge, Bego njihet ndryshe në rrethin e miqve të tij, një person që është penduar dhe që ka kryer dënimin që i është dhënë.
Një prej atyre që është renditur në mbrojtje të Begos është dhe imami Ahmed Kalaja, i cili e quan biznesmenin një njeri shumë bujar, dhe që ka dhënë ndihma për njerëz në nevojë. Kalaja fton të gjithë ata që hedhin mllef mbi Begon që të ndalen te e tashmja dhe jo te e shkuara, pasi edhe zoti i ka falur të penduarit.
Reagimi:
Rasti i Mond Begos, Zoti i falte abuzuesit me dinjitetin e tij! “I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti”. Keshtu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh.
Mirepo Islami nuk eshte mjaftuar me kaq po na meson se vuajtja e denimit eshte pjese e pendimit si edhe domosdoshmeri per funksionimin e pendimit, siç edhe na meson se ne momentin qe drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë dënim nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt.
Por fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t’i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin. Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos. Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.
Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij.
Por jo vetëm, ai është prind dhe për shumë jetimë, duke u dhënë pension mujor shumë prej tyre, e disa të tjerëve u ka rregulluar dhe shtëpitë, perkushtimet e tij ndaj njerzve ne nevoje saqë nje status do të zgjatej shumë edhe do të humbte sensin, po qe jam i sigurte se ai kurre nuk do ta deshironte qe te permendim gjera te tilla se qellimi i tij nuk ka qenë reklamimi. Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik.
Pa dyshim qe shume shpejt gjerat u zbardhen edhe u sqaruan. Tani pyetja eshte: a do te gjejne faltore apo altar ku te falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit per padinjitetin e tyre?!
Discussion about this post