Verën e kaluar historia e tyre ishte kryefjala e mediave shqiptare. Këngëtarja e njohur Anxhelina Shala bëri publike lidhjen e saj me deputetin e martuar kosovar Haxhi Shala. Ajo postoi në rrjetet sociale një numër të madh fotosh me deputetin dhe nxori hapur lidhjen e tyre.
Pak kohë më vonë Anxhelina i fshiu fotot duke na lënë të besonim se historia e tyre kishte marrë fund, por duket se ka vendosur të vihet përsëri në qendër të vëmendjes, duke publikuar foto të reja me deputetin e njohur të partisë Nisma për Kosovën.
Ajo ka postuar një foto intime, teksa shfaqet në shtrat duke shkëmbyer puthje me deputetin kosovar.
Gjithashtu ka postuar edhe një foto tjetër ku ata shihen të ulur në një lokal pranë njëri-tjetrit. Nuk e dimë nëse me këto foto këngëtarja ka dashur të shprehë dashurinë e madhe, apo të godasë publikisht deputetin e njohur.
Kohë më për në një deklaratë për “Express” Anxhelina ka thënë se e kishte njohur atë 17 vite më parë dhe shkak për ndarjen e tyre kishte qenë martesa e deputetit me gruan e tanishme.