20:56 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ai më tha mua do marrim njëqindshe”, Alizoti pranon se aktroi si Agron Xhafaj. Zbardhen përgjimet

19:59 | 08/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëshmitari X, lëvizja e radhës e prokurorisë, pse nuk e pranoi mbrojtjen Albert Veliu

Prokuroria zbulon përgjime të cilat tregojnë se si i ashtuquajturi “dëshmitari X”, komunikon në telefon me Fredi Alizotin, që në audio-përgjim shtirej si Agron Xhafa.

Përgjimet janë pjesë e fashikullit hetimor dhe përkojnë me kohën kur “dëshmitari X”, Albert Veliu, kishte aplikuar për azil politik në Kosovë.

Në 6 qershor, zhurma politike po kryqëzonte ministrin e Brendshëm dhe kur Albert Veliu gjendej në Kosovë, ai flet me Fredi Alizotin për çështje lekësh dhe për likuidim të punës së bërë.

Aktori tregon se kishte takuar person tjetër për të cilin Albert Veliu i thotë që t’i kërkojë pagesën.

Fredi Alizoti: E takova. Jo këtej, jo andej, jam keq, po dridhej.

Albert Veliu: Ore, thuaji, bëj likuidimin që kemi lënë thuaj, kaq asgjë në botë. O Fredi vëlla, se me atë s’kam lidhje fare kontakti. Besomë, se jam në azil. Për shpirt të plakës. Unë flas me anë të tjetrit me kosovarin. Thuaj, o vëlla më bëj likuidimin, si e lamë, thuaj.

Në të njëjtën ditë, Alizoti dhe “Babalja” flasin sërish, ku ky i fundit e vë në dijeni se e kishin mbajtur katër orë dhe e kishin pyetur. Por pjesa më e rëndësishme është biseda që Alizoti bën me numrin 974 në 12 qershor. Aty, Alizoti tregon se ka bërë rolin e Agron Xhafës.

Fredi Alizoti: Ai muhabeti jam unë. E kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i atij, e ke parasysh? Dëgjon, bëra sikur isha vëllai i atij? Do merrnin nga një qindshe për njeri, dyqind përnjëherë. Ai më tha mua do marrim njëqindshe. Unë i thashë mirë një qindëshe, i thashë nëm një 20 tëshe, e kupton vëlla, asnjë 20 asgjë iku ky muhabet.

Gjatë muajit qershor, Alizoti shfaqet i shqetësuar dhe telefonon shpesh, jo vetëm sepse nuk po merrte shumën e premtuar për aktrimin, por edhe sepse madiat po shkruanin për arrestime.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se në 3 biseda, Alizoti pranon qartësisht, aktori i Geron Alizotit dhe se ai shprehet i zhgënjyer që Albert Veliu nuk i kishte dhënë paratë.

Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi./TCH

Pas

Akuzat e Xhisielës ndaj opozitës pas tritolit, Berisha: Përsëriti tekstin e Ramës, e thirri me detyrim

Para

Konflikti degradon në përdorimin e armëve, plagosen dy të rinj

Para
E fundit/ Konflikt i armatosur në Vlorë, dyshohet për disa të vdekur

Konflikti degradon në përdorimin e armëve, plagosen dy të rinj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Kryeministri i Japonisë, do të japë dorëheqjen pas humbjes së madhe në zgjedhje dhe marrëveshjes tregtare me Trumpin

Tragjedi në Otranto/ Burri vdes brenda në makinë në sytë e vajzës 3-vjeçare, teksa priste gruan të dilte nga puna

BE kërcënon SHBA-në me tarifa ndëshkuese prej 100 miliardë euroshe

Autostrada italiane në zjarr pas përplasjes së aeroplanit të vogël, të paktën dy të vdekur

Sheinbaum: Rreth 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHBA-ja

Intervista në Al Jazeera/ Presidenti i Iranit: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.