Deklaratat për “makina me një timon” të politikanëve nga Partia Socialiste dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët vazhdojnë replikat në distancë, janë komentuar së fundmi edhe nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Pak minuta më parë, ai ka postuar një meme, të cilën e shoqëron me komentin e tij mbi “timonin”. Duke iu drejtuar me “ai”, Manjani shprehet se Rama nuk e do timonin, do të gjitha rrotat të lëvizin për të, e tek secila prej tyre ai ka një gjymtyrë pa e vrarë mendjen nëse është ose jo makinë.
“Ai nuk do timonin! I do të gjitha rrotat të lëvizin për të… Te secila rrotë e ka një gjymtyrë. Ç’rëndësi ka nëse është apo jo makinë ajo që do të ngasë.”, ironizon Ylli Manjani.
(XH.A/SHUPLAKA)