Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, pas mbledhjes së Kryesisë ka sqaruar se çfarë ndodhi me tërheqjen’ e ish-deputetit Astrit Patozit nga gara.
Ai u shpreh se Patozi hyri në garë me një sërë kushtesh, por ato kushte nuk u pranuan dhe ai deklaroi se nuk do të kandidoi.
“Rasit i z.Patozi ishte i qartë. Pati një deklaratë të z. Patozi. Shprehu dëshirën për të kandiduar me një sërë kushtesh. Sot kushtet nuk u pranuan dhe deklaroi se nuk do të kandidoi. Iu kërkua edhe për burokraci se pati gjatë ditës për ‘fajin tuaj’ me deklarata “zoti Patozi kandidon”, “nuk kandidon”, unë kërkova që të qartësohej kjo pikë dhe nga njerëzit që kishin kontakte me të, iu kërkua që nëse ishte kandidat të vinte të thoshte se është kandidat. Ai nuk erdhi”, u shpreh ai. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post