Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kavajë këtë të martë.
Rama: Ai që fitoi primarët në të gjithë Tiranën përfundoi në barkun e bufit, ai s’do individë të lirë, do skllevër, s’do qytete të bukura, vendbanime që jetojnë vetëm me hijen e tij. Mori mbështetje në disa pika, por dy kanë qenë ato që e kanë mbështet më symbyllur, Tropoja dhe Kavaja, kanë pas më pak investime nga bufi se gjithë të tjerat. Është rastësi, jo nuk është, është rastësi që e hëngri Hysën e shkretë? Ku është, s’është as në Kavajë, jua them unë ku është, tek barku i bufit, ata që fituan në primare që kishin një rreth, fytyrë të tyren, nuk janë në skuadrën e kënetës, nuk po them gjelin e detit të Peqinit Dash Sulën, se s’është zog kënete, se bufi s’e dëgjonte dhe e hoqi fare. Po për ça ju duhet, a ju boni qytetin, aq sa është bërë e kemi bërë ne, mirë qytetin që se bëri, por hëngri edhe Hysenin, s’respektoi njeriun tuaj që e zgjodhët vetë, ju tha dilni ka ardh liria, kush kishte çik kokën sipër ujit ua preu të gjithëve, janë të gjitha bretkosa, del edhe naj salamandër që thotë do t’ju ha të gjallë.