Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë i ka dhënë të gjithë mbështetjen drejtueses së zgjedhur të BKH-së Aida Hajnaj, e cila nis sot zyrtarisht detyrën në krye të ”FBI”-së Shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan se Hajna përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH;
në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH.
Reagimi i ambasadës: Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.
Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH.
Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.
Kujtojmë se zgjedhja e Hajnajt në krye të BKH-së u prit me kundërshti nga ana e opozitës, ku PD përmes një deklarate pak kohë më parë, tha se Reforma në Drejtësi vijon që të mbetet peng i Edi Ramës.
Demokratët kërkuan rihapjen e garës për kreun e BKH-së, pasi sipas tyre e zgjedhura Hajnaj, është nën hetim nga Prokuroria dhe e dyshuar si e përfshirë në disa skandale dhe akte korruptive.
(E.K/Faxweb.al)