Deputeti i i PD-së për qarkun e Vlorës Agron Shehaj ka thënë se projekti për aeroportin e Vlorës’ ka dështuar dhe se aeroporti nuk do të ndërtohet.
Madje Shehaj tha se edhe “Air Albania” e cila nisi punë disa muaj më parë është zhdukur.
“Air Albania është zhdukur dhe aeroporti i Vlorës nuk do të ndërtohet, ka dështuar projekti”, tha Agron Shehaj.
Shehaj foli edhe për “Unazën e Madhe” të Tiranës, një projekt që për 2 km rrugë do të kushtojë 40 milion euro, para me të cilat Shehaj tha se mund të ndërtohet shumë mirë aeroporti i Vlorës. “Me 40 milion euro mund të bëhet aeroporti i Vlorës dhe qyteti do të mbushet me turistë”, është shprehur ai. (B.H/Faxweb)