08:24 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Air Albania fluturon sot në mbrëmje, zëvendëson Turkish Airlines, çmimet aspak të lira

15:04 | 19/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dhashë dorëheqjen”, moderatorja e njohur konfirmon largimin nga televizioni

Air Albania do të fluturojë sot (19 prill) në  mbrëmje në orën 20.55 nga Tirana pr në Stamboll. Në tabelën e nisjeve reale të Aeroportit të Rinasit është shënuar fluturimi ZB 1003, me destinacion Stambollin.

Air Albania ndërkohë nuk ka një faqe interneti dhe si rrjedhojë është e pamundur që të shikosh oraret e skeduluara dhe çmimet e biletave. Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga Aviacioni Civil thanë për Monitor se Air Albania tashmë i ka kaluar të gjitha fazat e certifikimit dhe është një kompani private dhe për çdo info duhej folur me kompaninë, e cila nuk mund të kontaktohej në numrin e telefonit që kanë lënë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Pas përpjekjeve për t’u lidhur direkt me kompaninë, Monitor  kontaktoi agjencinë e Turkish Airlines në Shqipëri. Ata pohuan se sot në mbrëmje niset Air Albania, por ka ndryshuar vetëm emri pasi oraret dhe kushtet mbeten të njëjta me fluturimet që kryen Turkish Airlines. Pra nuk ka një fluturim shtesë drejt Stambollit.

Kompania reklamoi së fundmi në media se Air Albania do të niste fluturimet në 19 prill.

Ministrja e Industrisë dhe Energjisë, Belinda Balluku pohoi  se deri në fund të prillit do të nisin fluturimet edhe në tre destinacione të Italisë, Romë, Bolonjë dhe Milano. Destinacion tjeter eshte edhe Londra në një moment të dytë.

Çmimet drejt Stambollit

Faqja e kompanisë është https://www.airalbania.com.al/en/.

Nëse një qytetar do të fluturojë për në Stamboll nga Tirana të martën  në datë 25 prill në sistem bileta e tij kushton 15,200 lekë. Nëse zgjedh datën 27,  çmimi është vetëm për vajtje 46,976 lekë, sipas faqes zyrtare https://www.airalbania.com.al/en/ .

Nëse ti zgjedh të fluturosh nga Tirana për në Stamboll në një udhëtim vajtje-ardhje në datat 25 prill-30 prill çmimi total i biletës kushton 44 500 lekë. Në rast se nisjen e zhvendos në datë 30 prill dhe kthimin në dy maj mund të sigurosh një çmim më ekonomik pasi nga Tirana në Stamboll çmimi është 18 106 lekë kurse nga Stambolli në Tiranë vetëm 6000 lekë. Por edhe pse duket një çmim ekonomik pasi bën kthimi është 6000 lekë në të vërtetë nuk ndodh kështu. Kur ti bën zgjedhjen e biletës dhe kalon në seksionin që duhet të të tregojë totalin nuk merr vlerën 24 106 lekë por 35 279 lekë. Kjo do të thotë që çmimet që reflektohen nga kompania nuk përfshijnë taksat dhe këtë klienti e kupton vetëm kur ndodhet para rezervimit.

Krijimi i Air Albania dhe aksionerët

Në 16 qershor të vitit të shkuar , Qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania” e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë “Albcontrol”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, sh.p.k.

Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe  “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind.  “Air Albania” është cilësuar në deklaratat e Kryeministrit si një linjë që do të ofrojë çmime low cost për disa destinacione ku i pari do të jetë Stambolli. Në një dokument të Autoritetit të Konkurrencës të pak kohëve më parë ku bëhej edhe vlerësimi i përqendrimit bëhej e ditur se destinacionet e tjera pas Stambollit do të jenë Roma, Bolonja dhe Londra.

Në mes të shkurtit të këtij viti u njoftua nënshkrimi marrëveshjes tripalëshe financiare mes aksionerëve të kompanisë ndërkohë që u bë me dije se kompania ishte në procesin e përmbushjes së disa kërkesave teknike dhe hartimi dokumentesh si një hap që do të sillte certifikimin.

 

Etiketa: Air AlbaniaTurkish Airlines
Pas

Hahn: Shqipëria – situatë problematike me të drejtën e pronës

Para

Thethi i mbuluar nga bora, kthehet në problem për banorët dhe turistët (VIDEO)

Para
Thethi i mbuluar nga bora, kthehet në problem për banorët dhe turistët (VIDEO)

Thethi i mbuluar nga bora, kthehet në problem për banorët dhe turistët (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.