20:52 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Air Albania, kush janë tre pronarët e kompanisë së re të fluturimeve. Do të krijohet brenda 10 ditëve

07:21 | 08/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Air Albania, kush janë tre pronarët e kompanisë së re të fluturimeve. Do të krijohet brenda 10 ditëve

Kompania shqiptare e fluturimeve Air Albania parashikohet të krijohet brenda 10 ditëve.

Vendimi për procedurat e krijimit të shoqërisë “Air Albania shpk” është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon tre aksionerë; kompania shtetërore “Albcontrol” sëbashku me ortakun MDN Investment shpk dhe Turkish Airlines.

Pala shqiptare do të ketë 51 % të aksioneve në kompani.

“Shoqëria “Albcontrol” sh.a., autorizohet të përfaqësojë pronarin shtet për negociimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me ortakët e tjerë për krijimin e shoqërisë së përbashkët dhe përcaktimin e kuotave të ortakëve në këtë shoqëri, brenda 10 (dhjetë) ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, bazuar në rezultatet e nxjerra nga vlerësimi i kapitalit dhe i të drejtave të ofruara nga shoqëritë gjatë këtyre negociatave.

Në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi pronari shtet, përfaqësuar nga “Albcontrol” sh.a. së bashku me ortakun tjetër shqiptar “MDN Investiment”, sh.p.k., duhet të zotërojnë jo më pak se 51% të kuotave të shoqërisë së përbashkët “AIR Albania” shkruhet në vendim.

Referuar vendimit, marrëveshja e ortakëve për krijimin e shoqërisë së përbashkët “AIR Albania” duhet të përmbajë detyrimisht kërkesat e legjislacionit në fuqi, si më poshtë vijon:

  1. a) Përkufizime, interpretime, natyrën dhe objektin e punëve që duhet të kryhen dhe shërbimet që duhet të jepen nga partneri privat;
  2. b) Kohëzgjatjen e marrëveshjes
  3. c) Pronësinë e aseteve dhe detyrimet e palëve;

ç) Qëllimin e aktivitetit të shoqërisë që do të krijohet;

  1. d) Çështjet e kapitalit e të ndarjes së fitimeve;
  2. dh) Çështjet e qeverisjes së shoqërisë sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;
  3. e) Të drejtat dhe detyrimet e institucioneve përgjegjëse;

ë) Sanksionet në rast mospërmbushjeje të detyrimeve;

  1. f) Të drejtat e institucionit përgjegjës ose të një autoriteti tjetër publik për të monitoruar punët që duhet të kryhen dhe shërbimet që duhet të jepen nga partneri privat;
  2. g) Principet komerciale, financiare dhe ligjore;
  3. gj) Çdo kufizim ose kusht të zbatueshëm për transferimin e të drejtave dhe të detyrimeve të partnerit privat, marrjen e vendimeve etj., sipas marrëveshjes dhe legjislacionit ndërkombëtar të aplikueshëm në Republikën e Shqipërisë;
  4. h) Trajnimet e stafit, transferimin dhe ngritjen e kapaciteteve;
  5. i) Çdo kufizim ose kusht për transferimin e një interesi kontrollues të partnerit privat;
  6. j) Përkufizimin dhe pasojën e forcës madhore, ndryshimin në ligj dhe ndryshime të tjera në rrethana (duke përfshirë çdo të drejtë të palëve për të kërkuar kompensimin ose rishikimin e marrëveshjes);
  7. k) Përgjegjësinë sociale;
  8. l) Garancitë për t’u përmbushur dhe politikat e sigurimeve dhe të të drejtave të punonjësve që duhet të ndiqen nga shoqëria gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj;
  9. ll) Procedurat e rregullimit të shkeljes së bërë nga njëra prej palëve;
  10. m) Kushtet dhe procedurat për ndryshimin dhe/ose përfundimin e marrëveshjes, të drejtat dhe detyrimet e palëve, me kalimin e afatit apo përfundimin e tij;
  11. n) Ligjin e zbatueshëm dhe mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin ndërmjet institucionit përgjegjës dhe partnerit privat;
  12. nj) Procedurat e largimit të partnerit privat nga shoqëria e përbashkët pas kalimit të një afati të caktuar ose për arsye të tjera.

Po ashtu, vendimi përcakton se shoqëria “Albcontrol” sh.a., paraqet për miratim tek organet e veta të shoqërisë, përkatësisht në Këshillin Mbikëqyrës dhe Asamblenë raport të detajuar për negociatat dhe për të gjitha elementet e marrëveshjes, përfshirë tekstin përfundimtar të marrëveshjes për krijimin e shoqërisë së përbashkët të sjellë në formën ligjore të kërkuar. Marrëveshja e nënshkruar hyn në fuqi pas miratimit në Këshillin e Ministrave.

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe me hartimin e akteve të tjera për krijimin e shoqërisë së përbashkët “AIR Albania”, autorizohet “Albcontrol” sh.a. të përfaqësojë pronarin shtet në procedurat ligjore të krijimit dhe regjistrimit si subjekt tregtar të “AIR Albania”, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar./SCAN

 

Pas

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 8 Qershor

Para

De Biazi drejt aventurës së re, cila është skudra me të cilën po nënshkruan

Para
Nuk është Kombëtare, ZBULOHET skuadra e re që De Biazi sapo i ka thënë “po”

De Biazi drejt aventurës së re, cila është skudra me të cilën po nënshkruan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s’duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

Erdogan: Me KFOR-in turk në veri të Kosovës, shpresoj për paqe dhe qetësi

Telefonata Macron-Netanyahu: Armëpushimi dhe negociatat bërthamore në fokus

Helikopter rrëzohet pranë Detroitit, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime serioze

Shadmani vritet në sulmet ajrore, Irani konfirmon humbjen e komandantit të lartë

Aksident në Peqin–Elbasan/ Makina bie nga ura në aksident të rëndë, policia heton shkaqet

Pas sulmeve ndaj centraleve bërthamore iraniane, SHBA forcon masat kundër terrorizmit

Tirana pret samitin e NATO-s në 2027, vendimi i aleatëve është unanim

“Burri im lufton për Ukrainën”, Trump reagon i prekur dhe premton ndihmë ushtarake

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.