00:44 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Air Albania” nis fluturimet nga Stambolli, zbulohen destinacionet e para. Kerri nuk jep dot shifra për çmimet

11:00 | 26/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Air Albania” nis fluturimet nga Stambolli, zbulohen destinacionet e para. Kerri nuk jep dot shifra për çmimet

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Kerri ka dhënë sot një prononcim për mediat, lidhur me nisjen e fluturimeve të Air Albania. Kerri u shpreh se Air Albania ka përfunduar procesin e certifikimit, ndërsa ende nuk dha një datë konkrete për nisjen e fluturimeve.

Mësohet se fluturimet e para të Air Albania do të nisin nga aeroporti i ri i Stambollit, në gjysmën e muajit Prill, po pa një datë konkrete.

Sipas kreut të AAC-së tre destinacionet e para do të jenë Bolonja, Milani dhe Roma, ndërsa më pas do të synohet edhe Londra.

Kerri pranoi se në vendin tonë mungojnë ekspertët për certifikimin e kompanive ajrore, dhe për këtë proces është marrë ndihmë nga Italia dhe nga vende të tjera partnere.

“Ne jemi informuar nga Kompania së fundi se fluturimet do të nisin nga aeroporti i ri i Stambollit, në ditët ose javët e ardhshme. Air Albania do të atashohet në Turkish Airlines. 

Nuk ka një datë fikse, rreth mesit të muajit Prill. Të gjitha pagesat e regjistrimit janë bërë nga kompania Air Albania.

Nuk është turp që të kërkosh ekspertë të huaj, sa kohë që nuk kemi në vendin tonë, ne jemi në partneritet me Italinë dhe me vendet e tjera europiane. Destinacionet kryesore do të jenë Bolonja, Milano dhe Roma, dhe më pas do të synohet dhe Londra.

Çmimet do të jenë shumë më të lira, po për momentin çështja është shumë më shumë teknike dhe nuk mund të japim shifra”, u shpreh Kerri.

Kujtojmë se fluturimet për Air Albania është thënë se do të nsinin që prej muajit Nëntor të 2018-tës, dhe janë shtyrë me disa herë. Ato u reklamuan me të madhe se do të nisnin, edhe me udhëtimet test të kryera nga ana e kryeministrit Rama me studentë apo pensionistë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: autoriteti i aviacionit civilkerrikristian kerri
Pas

Çudia/ Trajneri i madh telefonon Dukën, kërkon drejtimin e Shqipërisë

Para

Lajm i Fundit/ Zbardhet dëshmia e tre të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit

Para
Ngjarja e rëndë me një viktimë në Shkodër, zbulohen detaje të reja

Lajm i Fundit/ Zbardhet dëshmia e tre të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.