21:28 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ajeti vijon të zhgënjejë, Torino ”zgjohet” pas largimit të tij nga loja

08:55 | 28/02/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Ajeti vijon të zhgënjejë, Torino ”zgjohet” pas largimit të tij nga loja

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, ka bërë sërish një paraqitje jo pozitive në Serinë A, teksa ka djegur atë që mund të quhej shansi i tij i fundit për të bindur trajnerin e Torinos, Sinisha Mihajloviç. Në ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Fiorentinës në transfertë, e vlefshme për javën e 26, Ajeti u hodh në fushë si titullar, por u zëvendësua në pushimin e ndeshjes pas performacës së tij jo bindëse.

Ai mund të konsiderohet disi fajtor në momentin e golit të parë të Fiorentinës të realizuar nga Saponara në minutën e 8, teksa lejoi Kaliniçin të gjuante drejt portës së Hart, një goditje që u grushtua nga portieri anglez dhe topi përfundoi në këmbët e autorit të golit. Fiorentina arriti të shënonte dhe golin e dytë në minutën e 38 me anë të Kaliniç, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi të dyfishtë.

Në pjesën e dytë, pa Ajetin në fushë, Torino u zgjua dhe arriti të barazonte ndeshjen në 2-2 falë dopietës së Belotit në minutat 65 dhe 85. Për t’u përmendur fakti që Beloti humbi dhe një penallti në minutën e 62-të. Tashmë me kthimin nga dëmtimi të Rosetinit, një nga titullarët e mbrojtjes së Torinos gjatë këtij sezoni, i cili u fut që sot në fushë për të zëvendësuar Ajetin, hapësirat e mbrojtësit shqiptar në formacion mund të quhen të mbyllura dhe largimi në fund të sezonit duket i pashmangshëm.

Paraqitja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare në ndeshjen e sotme u vlerësua me notën e ulët 5 nga sajti i njohur i futbollit “tuttomercatoëeb.com”. “Alternon mbylljet e mira me neglizhencë elegante në momente paniku, si në rastin kur lejon Kaliniçin të gjuajë drejt portës. Në këto rrethana zhgënjen Mihajloviçin i cili e zëvendëson në pushim të ndeshjes”, përshkruhen 45 minutat në fushë të Ajetit.

Etiketa: AjetisportTorino
Pas

8 vjedhje të dokumentura dhe të dyshuar për shumë të tjera, arrestohen dy të rinjtë në kryeqytet

Para

“A ka patur gisht Greqia në ngjarjet e ’97-ës në Shqipëri?, si përgjigjet Robert Goro. Rrëfen pse nuk mbajti armë pasi i dhunuan familjen

Para
“A ka patur gisht Greqia në ngjarjet e ’97-ës në Shqipëri?, si përgjigjet Robert Goro. Rrëfen pse nuk mbajti armë pasi i dhunuan familjen

“A ka patur gisht Greqia në ngjarjet e ’97-ës në Shqipëri?, si përgjigjet Robert Goro. Rrëfen pse nuk mbajti armë pasi i dhunuan familjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.