Jo më shumë se para 24 orësh Xhensilës i ka ardhur një koment në Instagramin e saj, i cili duket se e ka irrituar tepër.
Ndjekësja e ka akuzuar Xhensilën se vajza e saj është me Sindromë Down dhe kjo është arsyeja pse asnjëherë nuk publikon foto të saj.
Pas një komenti të tillë këngëtarja thjesht nuk është përmbajtur më. Reagimi i saj me ndjesinë e nënës ka shfryrë mbi komentuesen një lumë sharjesh dhe ofendimesh.
Xhensila dhe Besi nuk janë të vetmit prindër të njohur të showbizzit të cilët kanë refuzuar të shfaqin foto të vajzës së tyre, ndërkohë dhe Arbana Osmani, Lorik Cana, Alketa Vejsiu apo Soni Malaj nuk kanë shfaqur asnjëherë foto të fëmijëve.
Dëshira e fansave për të ditur mbi jetën personale të personazheve të showbizzit është e madhe në të gjithë botën por asnjë paparac nuk mund të publikoj foto ne qoftë se prindi nuk zgjedh ta bëjë këtë më para me fëmijët e tyre.
(s.a\faxweb.al)
Discussion about this post