Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Your Face Sounds Familiar’ Beatrix Ramosaj interpretoi këngën e Celine Dion. Por nga ana juries pati përplasje, mes Arian Çanit dhe Albërie Hadërdogjaj.
Arjan Çani pohoi se Celin është një super star, është shumë për t’u interpretuar nga Beatrix.
“Ajo është “too much”. Kjo këngëtare është super super star dhe kjo e bën atë të lodhshme, unë nuk e adhuroi atë”, është shprehur Çani.Më pas për ta zbutur situatën ai theksoi se Beatrix është shumë e bukur.
Kjo deklaratë krijoi një përplasje mes tyre, madje Beatrix u përlot dhe pohoi se ka shkuar atje të marë vlerësime për performancën jo për pamjen e saj. Në këtë moment ndërrhyn edhe Albërie Hadërgjinaj e cila me ironi tha se ka shoqe këngëtaren e muzikës popullore shqiptare Artiola Toskën dhe nuk ka se si të pëlqejë Celine Dion, dhe kjo “është çështje gustoje”. (J.V/Shuplaka)