I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë”, ish-mafiozi shqiptar John Alite ka rrëfyer për historinë e dashurisë me vajzën e kryemafiozit, John J Gotti, Victorian. Alite tregoi se Victoria ishte e martuar dhe flirtonte me të.
‘’Është shumë e thjeshtë të manipulosh të rinjtë, kur vajza e tij mu afrua unë kam qenë gjithmonë pranë tyre. Shpesh më përqafonte. Vajza që ishte pjesë e asaj familje ishte pjesë e asaj jete. Më pas ata e morën vesh, ata thonë që nuk e kanë ditur, por une mendoj që e kanë ditur gjithmonë.
Unë me vajzën e Gottit u afruam kur ajo ishte e martuar. Burri i vajzës e keqtrajtonte vajzën, famija e Gotit e kanë shkepur në dru dhëndrin. Ka dërguar njerëz të tjerë për ta rrahur, jo mua”, u shpreh Alite.
Më tej në rrëfimin e tij ish-mafiozi shqiptar rrëfeu të gjitha problemet me drejtësinë italiane, si dhe vrasjen e parë që kishte kryer.
Për më shumë lexoni edhe: