“Ajo ka qenë e dashura ime”. Kaq ka mjaftuar që mes dy familjeve në Adana të Turqisë të nisë një sherr që po zgjat prej disa vitesh dhe tashmë përfundoi me një viktimë dhe tre të plagosur pas një atentati të denjë për filma Hollyëood-i.
Atentati u krye nga dy të rinj, 25 dhe 17 vjeç, të cilët bashkë me dy kushërinj të tjerë shkuan me motorçikleta dhe armë tek shtëpia e kundërshtarëve të tyre duke vrarë një person, ndërsa mbetën të plagosur tre të tjerë.
Më pas ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke qëlluar fillimisht në ajër me formë paralajmërimi.
Konflikti
25-vjeçari që organizoi atentatin ishte martuar me një vajzë, për të cilën familja tjetër shprehej se kishte qenë e dashura e djalit të tyre. Fillimisht ata u përplasën fizikisht, por më pas morën armët duke shkaktuar një situatë lufte në rrugët e qytetit. Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë filmuar gjithçka, dhe skenat i ngjajnë vërtetë atyre në filma.