08:13 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

”Ajo që bëri më la të kuptoja pasionin e tij”, Gatuzo falenderon publikisht Çanin

07:32 | 26/04/2017
në Sport, Te Gjitha
0
”Ajo që bëri më la të kuptoja pasionin e tij”, Gatuzo falenderon publikisht Çanin

Pavarësisht barazimit të sotëm ndaj Pro Verçelit, Piza duket e destinuar të bjerë në Lega Pro në sezonin e ardhshëm. Ndër më të dëshpëruarit për këtë situatë është trajneri Ivan Xhenaro Gatuzo, i cili besonte se mund të shpëtonte skuadrën, por që tashmë duket i dorëzuar edhe ai përballë një fakti thuajse të pakundërshtueshëm.

Megjithatë, në konferencën e sotme për shtyp, ai fillimisht u ka thurur elozhe disa futbollistëve për përkushtimin, duke filluar nga Edgar Çani i cili kishte qenë i dëmtuar por kishte hyrë në fushën e lojës dhe kishte bërë diferencën duke shënuar golin e barazimit 1-1.

“Çanin vetëm duhet ta falënderojmë, mbrëmë në darkë nuk duhej të ishte as i gatshëm për ndeshje, gjuri i kishte mbledhur ujë, por ka shtrënguar dhëmbët dhe u bë pjesë e skuadrës. Kjo më lë të kuptoj profesionalizmin dhe pasioni e këtij djaloshi. Ashtu si Ujkani dhe Di Takio, edhe ata lojtarë që janë në fund të kontratës”, tha Gatuzo para gazetarëve duke lavdëruar këta futbollistë.

Ndërkohë, nuk ka munguar një thumbim në distancë për Rei Manajn, të cilin Piza e mendoi si njeriun gol të pjesës së dytë të sezonit, por nuk rezultoi i tillë. “Me shumë mundësi kemi gabuar me ndonjë futbollist që morëm në janar, por nuk ishte e mundur të bënim më mirë”, tha Gatuzo.

Fjalë të mira për Çanin kishte edhe trajneri kundërshtar, Moreno Longo. “Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, nuk ishim cinikë sa duhej për të mbyllur ndeshjen dhe në pjesën e dytë sfida ishte nën kontroll derisa hyri Çani, i cili ndryshoi ekuilibrin e saj”, tha Longo.

Për paraqitjen e tij sot, Çani është vlerësuar me notën 7 nga mediat italiane që kanë vlerësuar formën e jashtëzakonshme që shfaqi në këtë sfidë për pak më shumë se 20 minutat që luajti. 

 

Etiketa: gatuzosport
Pas

Serbët pranë Vuçiç: Erdogan po ndihmon Ramën dhe Thaçin për luftë

Para

Soros ‘’përzihet’’ nga Orban, i kërkon ndihmë BE-së

Para
Soros ‘’përzihet’’ nga Orban, i kërkon ndihmë BE-së

Soros ‘’përzihet’’ nga Orban, i kërkon ndihmë BE-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Macron i kërkon Izraelit të ndërpresë sulmet që “nuk lidhen me programin bërthamor të Iranit”

Midis raketave dhe frikës – Si jetojnë qytetarët e Teheranit dhe Jerusalemit nën kërcënim të përditshëm

Maqedonia e Veriut Miraton Ligjin e Ri për Energjinë, Synon Rritjen e Sigurisë dhe Investimeve

Evakuim urgjent i spitalit të goditur nga raketa, ministri i Shëndetësisë e cilëson krim lufte

Mbyllen 27 Biznese të Mëdha në 2024, Tregu i Punës në Shqipëri përballet me Sfida të Rënda

Tregu i Fondeve të Investimit në Shqipëri Arrin Kulmin e 4 Viteve të Fundit

Spitalet me më pak shtrime në total, kardiologjia përjeton fluks në rritje

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Rinumërimi i votave preferenciale: Kandidatët e PD dhe PS që dolën të favorizuar

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.