Gazetari Artur Çani ka trajtuar në emisionin e tij të katërt në ‘Fax News’ problemin e abuzimit me pronat në Shqipëri.
“Po të shohim shkeljet që janë bërë, ky është populli më i mirë për politikanët”, tha Çani në fillim të emisionit.
Duke marrë shembullin e një qytetari nga Fieri për të ilustruar abuzimet e rënda që kanë ndodhur në vendin tonë, Çani tha se fatura që duhet të paguajmë nga vendimet e Gjykatës së Strasburgut për këto abuzime është qindra miliona euro, ndërsa situata mund të rëndohet sepse kemi edhe Gjykatën Kushtetuese jashtë funksionit dhe Gjykatën e Lartë, pra qytetarët i drejtohen direkt Strasburgut, çfarë mund të shtojë më shumë kostot.
Se çfarë ka ndodhur në vendin tonë mjfton shembulli I këtij qytetari nga Fieri Arben Myzeqari, I cili edhe pse i ka paguar të gjithë detyrimet shtetit për pronën e blerë në afërsi të lumit Gjanica duke marrë kontratën për shitblerjen duket se tokën e tij nuk do ta gëzojë për shkak të gjedjes skandaloze që funksionon shteti ynë.
Arbeni shpjegon për emisionin “Ajsberg” se pronën të cilën ai e bleu i doli një tjetër pronar edhe pse shteti shqiptar ia njihte pagesën që kishte bërë për ta bërë pronën të tijën. Ai thotë se këtë çështje e çoi në gjyq dhe e fitoi por shteti nuk zbaton vendimet e gjykatës dhe prona nuk regjistrohej në hipotekë edhe pse shteti kishte marrë 113 milionë lek nga Arbeni.
Ai I ishte ankuar edhe kryeministrit Rama për hallin e tij por nuk kishte gjetur zgjidhje, madje duket se organet e pushtetit vendor e morën më shumë mëri dhe I shembën objektin e tij në atë pronë. Ai sot kërkon vetëm paratë që I ka marrë shteti, dhe më pas mendon vetëm të ikë nga Shqipëria, edhe pse me një kontratë të rregusht shitblerjeje, me një vendim të Këshillit të Ministrave ai nuk e gjen të drejtën e tij.
Për më tepër ndiqni emisionin:
(B.H/Faxweb)