Emisioni investigativ “Ajsberg” që transmetohet në Fax News ka trajtuar mbrëmjen e sotme një skandal, përplasje mes dy kolegësh që ka të bëjë me një problem që i ka nxjerr njëri prej tyre tjetrit në një konkurs për një vend pune në në Institutin e Gjeologji Minierave.
Kolegu i tij (i cili kërkon të mbetet anonim) pretendon se denoncuesi ka fituar vendin e punës me diplomë false ndërsa ky i fundit shprehet se ka bërë përgjatë një kohe të gjatë kërkime dhe luftë të vazhdueshme për të provuar se akuzat nuk janë të vërteta.
Kërkimet janë bërë në Fakultetin e Gjeologji Minierave në kryeqytet, ku janë konstatuar dy shkelje ligjore nga na e shtetit me hapjen e një konkursi për një vend pune,
“Dikush më ka bërë një akt të pandershëm, duke thënë që nuk kam diplomë, ndërkohë që e kam pasur shok klase dhe ai e din shumë mirë se jam diplomuar, por kjo bëhet për ta zënë ai vendin e punës që ishte shpallur vakant. Kaq i ndershëm paska qenë ky që u kujtua për diplomën time që s’është origjinale pas 25 vitesh?”, thotë njëri nga punonjësit e administratës.
“Diku nga qershori mora vesh që personi ka mbaruar shkollën në 1995 por nuk e besova, kërkova prova në një CV ku gjeta dy të tilla, në njërën thoshte se ka punuar në institucionin ku punon sot dhe në njërën se kishte punuar në një institucion tjetër. Në asnjë vend nuk e thoshte se ku dhe kur e kishte mbaruar shkollën. E kam hapur këtë çështje nga muaj qershor dhe në Gusht kam marrë të dhëna të cilat i kam dërguar në institucionin përgjegjës. Do ishte më mirë për ndërgjegjen timë të mos dilte e vërtetë ajo që ishte e vërtetë. Data 17 nuk kishte konkurs. Nëse flitet për atë konkurim që po flasim, nuk kemi vetëm ne kandidatë, ka qenë edhe dikush tjetër. Pse nuk ka dalë edhe ai?
Unë kam konkuruar për një vend pune në qershor të cilin e kam fituar. Kam paraqitur kërkesë për të marrë pjesë por nuk është miratuar. Me këtë lodhje që kam hequr me këtë rast, nuk e besoj se marr guximin për të denoncuar herë tjetër”, thotë kolegu i denoncuesit.
Gazetari Artur Çani thotë se ka indicie të forta që kjo çështje është ngritur për shkak të konkurimit. “Departamenti i Administratës Publike ka bërë një gabim të rëndë, me firmë të Albana Kaçiu, e cila pasi bëri verifikimin në fjalë ia çon dokumentat nga departamenti, përveç personit në fjalë edhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar që e vë në dijeni duke thyer anonimitetin” thotë Çani.
Ai i ka shkruajtur portalit “Shqipëria që Duam” ku i ka dërguar dy diplomat dhe ti verifikohen nëse janë të rregullta. “Më erdhi një përgjigje automatike që të lexoja përgjigjen e DAP-it. Ministria më thotë mua na letrat që i ke dërguar DAP-it. Kam dyshime të besueshme për personin në fjalë, dhe jam njeri individualist që dua që ky person të mos i dalë fëmijës tim një ditë përballë”.