Një investigim mbi fushatën e mbjelljes së pemëve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë subjekti i emisionit Ajsberg të gazetarit Artur Çani, këtë të hënë në ekranin e Fax News.
Një nismë kjo e nisur në mars të vitit 2016 dhe e përfunduar, sipas kryebashkiakut Veliaj në 21 mars të këtij viti 2018.
“Këtë sezon ne do të kapim 100 mijë pemë dhe mos qofsha po të mos I kapim 50 mijë pemë nga tani deri në mars.” – shprehej Veliaj.
Kjo ka qenë një fushatë që ka bërë bujë në opinionin publik, mediat dhe ka përfshirë shumë figura të artit e nga njerëz të njohur gjerësisht. Pak institucione publike kanë ngelur pa u bërë pjesë në momente të ndryshme, në fushatën e mbjelljes së pemëve.
(E.L./Faxweb)