02:51 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ajsberg”/ Makinë ‘ari’ në Pogradec, ja si ish-drejtori i Ujësjellësit ‘i shet’ shtetit automjetin e tij 5 herë më shtrenjtë

21:51 | 19/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ajsberg”/ Makinë ‘ari’ në Pogradec, ja si ish-drejtori i Ujësjellësit ‘i shet’ shtetit automjetin e tij 5 herë më shtrenjtë

Emisionin investigativ “Ajsberg” në Fax News, ka trajtuar mbrëmjen e sotme një histori të çuditshme, lidhur me një makinë Range Rover Sport, e cila e blerë për 22 mijë euro në Itali nga Valter Gora dhe “Gora sh.p.k” u shit rreth 11 mijë euro tek Altin Çekiçi, i cili më pas të njëjtën makinë ia shiti sërish Valter Gorës, por këtë herë në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujsjellës-kanalizimit Pogradec, për një çmim 5 herë më të lartë, pra rreth 75 milionë lekë të vjetra.

Më 13 gusht 2013 e regjistron fuoristradën në bashkëpronësi të Gora sh.p.k. AA444IR, dhe pas më shumë se dy vite përdorim e shet tek Altin Çekiçi.

Altin Çekiçi, që ka një servis elektroauto në Buçimas, deklaron se nuk e njeh Valterin, pasi të gjitha veprimet i ka bërë me administratoren e firmës.

Sipas “Ajsberg”, më 5 nëntor 2015 është bërë kërkesa drejtuar drejtorit të UKP, Valter Gora, për blerjen e një makine fuoristradë 4X4, me jo më shumë se 30-40 mijë kilometra, me qëllim transportin jo vetëm të punonjësve për në zona të vëshira malore, por edhe të materialeve të punës. Ai e ka firmosur për të filluar kërkimet për një makinë të tillë, dhe më pas kësaj ofertuesi i vetëm ishte Altin Çekiçi, e për çudi oferta ishte ish-makina e Goros.

Por ndërsa ngrihen pyetjet se përse tenderi është bërë për X6, ML dhe Range Rover Sport, ndërsa ajo duhej për transport punonjësish dhe materialesh, del edhe një problem tjetër, ai i ndryshimit të kursit të këmbimit të euros nga 121.42 në 136.4, ndërsa kursi ishte me 138.83 lekë.

Sipas “Ajsberg”, duke luajtur me kursin e këmbimit, autorët e aferës, e kanë mbajtur vlerën poshtë 7.5 milonë lekësh, pasi po të kalonte 8 milionë, atëherë tenderi duhet të ishte i hapur.

Në prokurorimin për blerjen e makinës, ishin parashikuar edhe kushtet që duhet të plotësonte makina, ndër të cilat duhet të kishte jo më shumë se 30-40 mijë km.

Kushtet të gjitha i përmbushte ish “Range Rover” i Valter Goros, përveç kilometrave të përshkruar, të cilat ishin disa herë më shumë pra më shumë se 150 mijë kilometra.

Kushtet:

Ndërkohë lidhur me aferën në fjalë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konsistuar një sërë shkeljesh në dëm të shtetit shqiptar.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

EMRAT/ Vetëplagosja në kokë e 15-vjeçarit në Peqin, ishte duke luajtur në banesë me dy kushërinjtë (DETAJE)

Para

Ndërron jetë aktori Sulejman Dibra, pësoi atak kardiak

Para
Ndërron jetë aktori Sulejman Dibra, pësoi atak kardiak

Ndërron jetë aktori Sulejman Dibra, pësoi atak kardiak

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.