23:58 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ajsberg”/ Mbyllja e pikave të basteve, shteti po shkel sigurinë juridike. Kush do e paguajë koston?

21:34 | 29/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U kushtuan miliona qytetarëve/ Shkeljet në tenderat për blerjen automjeteve të UKT Tiranë dhe për anëtarët e vettingut (VIDEO)

Emisioni investigativ “Ajberg”, ka trajtuar mbrëmjen e sotme temën e mbylljes së pikave të basteve, iniciativë kjo e marrë nga kryeministri Edi Rama dhe miratuar me votat e maxhorancës në Kuvend.

Duke u ndalur tek mbyllja e këtyre bizneseve, ndonëse është një nismë e kaluar në Parlament, ajo ka çaluar, për shkak se kompanitë e basteve që do të mbyllen janë të licensuara për aktivitetin e tyre për deri në vitin 2026 apo në rastin e “Bastarena-” deri në vitin 2028.

Mbyllja e tyre, në rastin e Ligjit për mbylljen e lojërave të fatit, nxjerr në pah një problem tjetër, që është shkelja e ligjit për sigurinë juridike, e në sistemin kapitalist, shteti ka për detyrë shpronsimin e tyre.

“Ajsberg” ka zhvilluar për këtë një intervistë me avokatin Altin Goxhaj, i cili tregon problematikat e këtij ligji, pasi sipas tij po mohohet me ligj një liri, e për këtë do të ketë kosto.

Altin Goxhaj thotë se “shteti ka të drejtë të ndërhyjë, por nuk mund të tejkalojë kompetencat e tij sepse pastaj do të fillojë kostoja. E kush do ta paguajë këtë kosto më pas?

Kur shteti mori një vendim për mbylljen e basteve, ka marrë një vendim për mbylljen e 4-5000 bizneseve, pra mbylljen e shumë vendeve të punës.

Shteti ka arsyetuar për shkaqet e veta se duhet ta bëjë këtë gjë. E ky për shkak të interesit publik. Por kam një pyetje. Shteti kur dëshiron të mbyllë diçka për shkak të interesit publik, duhet “të shpronësojë” privatin.

Pra çdo vendim i marrë nga qeveria është i rregullt, pasi është shoqëruar nga vota në Parlament, por duhet të kompensojë çdo subjekt të prekur, sepse në kundërt do të cënohet siguria juridike. Pra kur shteti kërkon të ndërpresë këtë aktivitet apo biznes, duhet edhe të bëjë shpronsimin e tyre”.

Nga ana tjetër, sipas ligjit, afati për licensimin është deri në 10 vite, e kur shteti shkel këtë, do të thotë se ka cënuar sigurinë juridike përçka duhet të dëmshpërblejë të gjithë bizneset e prekura.

Ndërsa kryemnistri Rama është shprehur nga ana tjetër se shuma që familjet shqiptare humbin nga bastet është rreth 700 milionë euro në vit, ndërsa parat shkojnë në duart e kriminelëve.

Për opozitën kjo nuk është mbyllje e pikave të bastit, por shndërrim në monopol. Pasi sipas tyre “Bastarena” është e vetmja kompani e licensuar online që do të ketë monopolin e basteve. Ata shprehen se vesi nuk mund të largohet me ligj. Sipas tyre bastet duhet të ishin mbyllur që para 5 vitesh kur u ndërmor operacioni “Fundi i marrëzisë”.

Sipas deputetes Grida Duma, “është e pamundur që një person që ka dhënë gjithçka me koncesin, madje edhe mjekësinë, të mbyllë lojrat e fatit, por do ta kthejë në monopol online, që edhe ai fëmija që ka akses në internet mund të luajë.

Bastet kudo në botë ekzistojnë, por janë të rregulluara. Si e ka rregulluar? I ka vendosur në hotele me 5 yje dhe i kontrollon ato. Por ky është një shtet xhepist. Në ditët në vijim besoj se do të shfaqen prova se nuk është mbyllje e pikave të basteve, por monopolizimi i tyre. Nga 200 metra larg shtëpisë, tashmë do të hyjnë në shtëpinë e çdo shqiptare, online”.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Kryendeshja e javës/ Skënderbeu thyen Partizanin dhe merr kreun e renditjes

Para

Alarm në Itali, 10 të vdekur nga moti i keq (FOTO-VIDEO)

Para
Alarm në Itali, 10 të vdekur nga moti i keq (FOTO-VIDEO)

Alarm në Itali, 10 të vdekur nga moti i keq (FOTO-VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.