Ndërkohë që prej 30 ditësh banorët e Unazës së Re po protestojnë për mbrojtjen e banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga Unaza e Re, emisioni “Ajsberg” i Artur Çanit në ‘Fax News’ sjell një tjetër tablo se si sillet pushteti përballë “të fortëve’.
Bëhet fjalë për një rast në Sarandë, ku një person përveç se ka ndërtuar një objekt pa leje krahas shtëpisë së një zonjë e cila ka dhe burrin e sëmurë, u ka bllokuar atyre dhe hyrjen e shtëpisë, duke u mbyllur edhe portën.
“Ky objekt ishte ndërtuar në kohën kur kryetar i bashkisë së Saransës ishte Stefan Çipa, i cili pas ankesës së zonjës e kishte dërguar policinë bashkiakë dhe i kishte hapur rrugën. Por gjërat ndryshuan kur në pushtet erdhi kryebashkiakja socialiste, pasi porta e kësaj qytetarehe u mbyll sërish. Ajo shkoi në polici, e cila erdhi dhe e hapi, por këtu vjen ndërhyrja e kryebashkiakes së Saranës Floriana Koka, e cila sipas qytetares, ndërsa ndodhej në zyrën e saj me gruan e zotërisë që I kishin bllokuar portën e shtëpisë, u kishte dhënë policëve urdhër që të mos bëjnë asnjë lëvizje.
“Kur erdhi ai zotëria në krahun e shtëpisë time, ndërtoi shgtëpinë e tij të paligjshme, bashkia tha se do ia prishte por nuk e prishi. Na kërkoi edhe lek për ta bërë rrugën me çimento, ia dhamë, por nuk na e shtroi, bile na e mbylli portën. Vajta në bashki , ka qenë kryetar Stefan Çipa dhe e prishi portën pasi dërgoi policinë, e prishi murin portën dhe i thanë se kjo është rrugë qytetarësh, nuk ke të drejtë ta prishësh, sapo erdhi kryetarja e bashkisë së re, ai vendosi një hekur dhe një zingjirë, përsëri njoftova policinë e bashkisë dhe e hapën rrugën, por i thirri kryetarja e Bashkisë dhe u tha kush ju tha që ta mbyllni rrugën, dhe pinte kafe në zyrë me gruan e atij që më mbylli rrugën. Të gjitha këto I kam nga kryetarja e Bashkisë”, u shpreh qytetarja.
Madje ajo tregon dhe vështirësitë me burrin e saj për shkak se ai ishte i paralizuar, por me mbylljen e rrugës, për shkak të këtij muri as burrin e saj nuk e dërgon dot në spital.
“Thirrëm policinë një natë që të na e dërgonin në spital, erdhi policia, dha e mori dhe nuk na la të dilnim, ka burri dy vjet që nuk e lëviz dot, unë ku skam vajtur, kam kërkuar ndihmë kudo.
I kam bërë letër kryeminisrtrit Edi Rama me gjithë fotografinë e burrit, ish-ministrit se i thashë se këto i kam nga kryetari i gjykatës së Sarandës dhe nuk më ktheu përgjigje, pas dhjëtë ditësh më del zonja e filanit që ka bllokur rrugën. ‘Do rrugë zonjë? Ja ku i kam letrat, për 10 ditë ke dhe djalin në rrugë dhe e shkarkuan djalin nga puna . Edhe Gramoz Ruçit i kam bërë letër se njihej burri im me të, por asgjë nuk ka kthyer askush përgjigje”, tha ndër të tjera qytetarja për ‘Ajsberg’.
Emisioni i plotë:
(B.H/Faxweb)