Emisioni “Ajsberg”, ka trajtuar mbrëmjen e sotme paradoksin shqiptar lidhur me varrezat për ushtarët grek të vrarë gjatë luftës italo-greke në Shqipëri.
Ne kemi dy varreza të ushtarëve grekë në Shqipëri, varreza të bërë me marrëveshje mes dy shteteve, dhe janë bërë dy një në Dragot, që është më e madhe dhe një në Bularat.
Por ndërkohë që ekzistojnë këto dy varreza, nuk mund të shihet asnjë përkujtimore për masakrën e ndodhur në Muzinë, në vitin 1944 nga Gjermanët, ku janë vrarë shumë persona dhe janë shkatërruar shtëpi, ngjarje të cilën banorët e quajnë si Hiroshima e Shqipërisë.
“Ajsberg” në trajtimin e tij solli pamje nga Dragoti ku po ngrihet varreza e ushtarëve grekë, ndërsa nga ana tjetër, në Muzinë mungon leja e ndërtimit të një memoriali.
Lidhur me këtë Jorgo Dardeli ka dalë vullnetar që me kursimet e tij të bëjë një përkujtimore, por nuk ka një leje ndërtimi, kjo pasi ai vetë ësthë futur në kalendat greke. Nga ana tjetër shteti e ka lejuar, por Bashkia nuk vepron, e për këtë memorial në Shqipëri duhet marrë leje nga Greqia.
Jorgo Bandeli i cili ka marrë përsipër të ndërtojë këtë memorial vullnetarisht, u shpreh se kishte vendosur para disa vitesh dhe përkujtimorja do të ishte në formën e një kryqi, pasi fshati është ortodoks.
“I jam drejtuar komunës për ndërtimin e obeliskut, dhe pas studimeve vendosi miratimin e obeliskut. Por toka ishte private dhe filluan punimet. Ndonëse unë marr një pension prej rreth 15 mijë lekësh, jemi shtrënguar familjarisht për ta ndërtuar. Pas kësaj na erdhi policia e cila kërkoi lejen e ndërtimit, të cilën ne nuk e kishim, pasi ne kishim lejen nga komuna Mesopotam. Pas kësaj iu drejtova Bashkisë së Finiqit për lejen”, – tha Dardeli.
Më tej ai u shpreh: “Ndonëse unë kam një shkresë nga Dretoria e Zhvillimit Urban dhe Autoriteti Shtetëror i Rrugëve ku urdhërohet Bashkia e Finiqit me dhënien e lejes së ndërtimit, por kjo e fundit e kundërshtoi”.
Është kryetari i Bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo, anëtar i partisë “Mega”, që përfaqëson minoritetin grek, ai që nuk miraton lejen e ndërtimit.
Por në një prononcim, ai shprehet se nuk është Bashkia e Finiqit ajo që e ndalon, dhe se nuk është e vërtetë se nuk e miraton për shkak të përkatësisë etnike. Ai u shpreh se problem për lejen e ndërtimit është distanca nga rruga kryesore.
Na ana tjetër, Dardeli është i mendimit se Bashkia nuk dëshiron që të njihet Muzina.
Për më shumë ndinqi emisionin e plotë: