Në përpjekje për të kërkuar një informacion zyrtar për tre parqet e mbjella me pemë nga Bashkia e Tiranës, gazetarët e emisionit “Ajsberg” iu drejtuan zyrtarëve të lartë të Bashkisë.
Ata kërkuan një takim zyrtar me kryebashkiakun Veliaj por nuk u bë e mundur.
Gazetarët kërkuan gjithashtu një prononcim mbi këtë çështje nga nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Aldrin Dalipi dhe Vjollca Braho, por as ata nuk dhanë përgjigje.
Në fund zyrtarja e vetme tek e cila i adresuan për një përgjigje ishte zëdhënësja e grupit socialist në Bashkinë e Tiranës, Joleza Koka. Gazetari Artur Çani zhvilloi një bisedë telefonike me Joleza Kokën ku i kërkoi informacion mbi tre parqet dhe pyllin orbital të Tiranës, të propaganduara nga kryebashkiaku Veliaj. Më poshtë është biseda e plotë e regjistruar:
Joleza: Alo.
Çani: Po.
Joleza: Përshëndetje zoti Çani.
Çani: Përshëndetje.
Joleza: Joleza jam.
Çani: Dua të di si është situata, ça janë mbjellë, ça s’janë mbjellë, si do të ecet më tutje, ça ka aprovuar Këshilli Bashkiak. I kam dhënë disa pyetje Aldrinit.
Joleza: I kemi lexuar pyetjet dhe jemi në mbshtetje të nismës së Bashkisë Tiranë për gjelbërimin e qytetit. Ky është qëndrimi i grupit të PS në Këshillin Bashkiak. Nuk kemi asnjë koment tjetër.
Çani: Po tani këtë koment si do të ma japësh? Do të vij të sjell një kamera, do të më japësh një mendim tëndin?
Joleza: Jam duke të ta dhënë tani, mund ta regjistrosh ta quash si komentin zyrtar të grupit të PS.
Çani: Po unë nuk transmetoj radio, transmetoj në televizion dhe televizioni do dhe figurë.
Joleza: Ke komplet autorizimin që të thuash që këshilltarët bashkiakë pranë Bashkisë Socialiste të grupit të Partisë Socialiste janë në mbështetje të projektit të Bashkisë për gjelbërimin e qytetit.
Çani: Do të të sjell një kamera që ata njerëzit që shohin emisionin ta shohin këtu në kamera.
Joleza: Më vjen keq, atëherë në këtë rast nuk ju ndihmoj dot.
Çani: Atëherë do t’ju vë kamera në mënyrë të fshehtë. Do t’jua gjej. Nuk do të rini rehat deri sa të ma jepni këtë deklaratë me kamera.
Joleza: Punë të mbarë.
Çani: Faleminderit, gjithë të mirat.
Joleza: Gjithë të mirat, mirupafshim.
Përveçse deklarata e zëdhënëses së grupit socialist në Këshill Bashkiak, nuk i përgjigjet pyetjes së Çanit për një informacion më të detajuar, ajo ka bërë edhe një gafë në përgjigjen e saj.
Në vend të thotë ‘Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës’, ngatërrohet dhe thotë ‘Këshilltarët bashkiakë të Bashkisë Socialiste’.
Në fakt Joleza është e njohur edhe më parë për gafat e saj në të folurin publik si në rastin kur deklaroi se ishte zgjuar në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
(E.L./Faxweb)