Emisioni “Ajsberg” mbrëmjen e sotme ka trajtuar pengesat që hasin gazetarët për tu infomuar pavarsisht të drejtës ligjore për të marrë informacion nga institucionet publike.
“Kazani dhe Tepsia”, është titulluar emisioni i cili shpërfaq të gjitha burokracitë që has nga institucionet shtetërorë për të marrë informacion siç i takon më ligj gazetarit.
“Mosdhënia e dokumentave, mbyllja në vetvete, bllokimi i informacionit është korrupsion. Kush vjedh nuk do ta tregojë, nuk do t’ ia dinë të tjerët letrat prandaj ekziston ligji ” Për të drejtën e informimit” që nuk zbatohet.”- shprehet Artur Çani.
“Kur ti shkon tek një nëpunës, tek një zyrë shteti apo tek kryeministri për të marrë informacion. Shkon ti takosh dhe takimi me këtë është i pamundur. Vënë disa anëtarë të gardës dhe thonë nuk do të hyjë askush këtu. Nga mungesa e informimit, gazetari detyrohet të ndërtojë diçka me atë që mundet. Gazetarët që kërkojnë fakte dhe nuk gjejnë do të bëhen kazanë!Kryekazani e ka katandisur këtë vend për ti krijuar vështirësi maksimale për ato persona që duan të infomrohen.”– shprehet Çani.
(M.Q/Faxweb.al)