17:21 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ajsberg/ Si e përdori investitorja mbesën e saj Briseida Shehajn kundër ish-bashkëpunëtorit të saj. Gjyqtari i kërkoi 80 mijë euro Bushit

23:01 | 08/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncimi/ Në Hipotekë, përgjegjësja merr 200 mijë lekë për hartat

Hasan Bushi është nj ë sipërmarrës i cili prej 5 vitesh endet në dyert e gjykatave dhe Prokurorisë. Me kompnainë e tij ai mori përsipër ndërtimin e dy pallateve në Sarandë sipas një marrëveshjeje me një shtetase të quajtur Gjinovefa Shehu.

Më vjen një telefonatë dhe më kërkojnë për nja bashkëpunim, lamë takim dhe qe me interes se ishte në fushën e ndërtimit, për ndërtimin e dy pallateve në qytetin e Sarandës. E kryem takimin në Tiranë, i kisha dëgjuar si emra por nuk i njihja personalisht. Aty ishte in shoqi i saj, ose bashkëjetuesi i saj, i Gjinovefa Shehut, ishte fshatari im, aty u njohë, më propozuam për ndërtimin e dy pallatave, bëmë marrëveshjen edhe për çmimin, për metër katror, e lasmë me 31 mijë e pesëqind lekë për metër katror, të përfunduar.

Marrëveshja mes palëve u lidh në 2010 ku Gjinovefa Shehu nëpërmjet kësaj kontrate Gjinovefa Shehu del si pronare, dhe porositësi, ndërsa ‘KALAJA T” sh.p.k del si sipërmarrëse.

“Tek notëeri më prpozojmë që ta vëmë në kontratë 26 mijë lek, me qëllim për të shmangur ca detyrime fiskale. Lejohet u them? Më thanë që po, lejohet, e bëjnë të gjithë, po diferenca u them, se i binte 600 milionë lekë të vjetra, më thanë që do të jepet në dorë.

Marrëveshja parashikonte që të ndërtoheshin dy palate në zonën e Kanalit të Çukës në qytetin e Sarandës, dhe zonja Shehu do të likuidontë vlerën e rënë dakord mes palëve dhe brenda afateve të përcaktuara qartë në këtë kontratë.

“Q ë ditën që filluam punë në dhjetor të vitit 2009 deri në maj të vitit 2012 ajo edhi shumë rrallë në objekt. Krijuam dhe një marrëdhënie familjare, ishin të kënaqur me punimet. Por problemet filluan në vitin 2012 në miajin maj. Në vitin 2012 filluan të ulin tempin e xhirimit të lekëve se një objekt mbaroi, atë të dytën e ngrita karabina. Aty fillova ta shikoj se nuk po tregoheshin korrekt, unë I kisha hedhur paratë mendoja se paratë aty I kanë dhe do paguhesha sipas llogarisë me 31 mijë e pesëqind. Porn ë maj të vitit 2012 pashë që po shtrëngohej puna dhe u baj një letër, u them më xhironi lek se nuik kam më, edhe ua jep atë fletën me llogari sa kisha bërë, shifra kapte diku 500 milionë lek. Më thonë që nuk kemi dokumentat ti shikojmë këto, do vijmë prap.

Problemi I vërtetë nisi pas zgjedhjeve të 2013 ku mbesa e Gjinovefa Shehut, Briseida Shehaj u bë drejtoreshë e tatimeve.

Me kërkesë të investitores, tatimet në Gjirokastër nisin kontrollet ndaj firmës së Hasan Bushit. Sipas aktkontrollit të tatimeve Hasan Bushi i detyrohej shtetit 50 milionë të vjetra, dhe Bushi e kishte pranuar detyrimin dhe fillon procedurat për pagesën.

“Ju bë mbesa drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, dhe menjëherë më dërgoi kontrollin tatimor”,

Gjinovefa Shehu i dërgonte letra mbesë së saj, Briseida Shehaj për të kryer kontrolle ndaj ish-bashkëpunëtorit të saj.

Mbesa duket se nuk zhgënjeu dhe jep një urdhër degës së Gjirokastës ku kërkon rikontyroll dhe jep porosi të veçanta që për çdo veprim lidhur me këtë subject të njoftohej drejtoria e Përgjgithshme e Tatimeve.

Si fillim shpall në mënyrë arbitrare të pavlefshëm kontrollin e kryer më parë, dhe punën e ekspertëve të drejtorisë në Gjirokastër.

Me kërkesë të tezes së saj Briseida Shehaj jep urdhër për kontrolle për firmën e Hasan Bushit. “Pasi u kontrollova, u rikontrollova sërish”, thotë Bushi i cilI thotë se i ka kërkuar takim Briseida Shehajt por ajo nuk ka pranuar as ta takonte.

“E kërkoja në telefon, i bëra dy mesazhe, nuk pranoi të më takonte, i thash të më dëgjonte siç bëri me tezen e saj, por nuk më pranoi, në Gjirokastër drejtoreshë nuk ishte Briseida por Gjinovefa Shehu.

Pas kallëzimit në Prokurori të Hasan Bushit ndaj ekspertes Silvana Abazit, e cila kishte gjetur “shkeljet” e Hasan Bushit, Prokuroria kishte vërtetuar fajin e ekspertes dhe kërkonte 2 vite burg.

“Por kun ndohi kjo mua më dënojnë tatimet me 420 milionë lek, 10 herë më shumë se herën e parë, këtë nuk e pranova dhe fitova në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Por vendimi i shkallës së parë u zhbë në Apelin e Sarandës, ku një gjyqtar i kërkoi Hasanit 80 mijë euro, por Bushi nuk e pranoi diçka të tillë.

“Gjyqtari Rasim Doda më del para dhe më flet, nesër është gjyqi dhe ky është vendimi, ishte në favorin tim, më tha hidhu, bën 80 mijë euro, nuk kam i thashë”.

Gjyqtari në vendimin e tij dënoi me dy miliardë ndërtuesin.

Video e plotë e emisionit:

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Briseida ShehajGinovefaHasan Bushii
Pas

Denoncimi/ Në Hipotekë, përgjegjësja merr 200 mijë lekë për hartat

Para

Gazetarja tregon ku ishte Elvana Gjata kur ndodhi vrasja në “Bllok”

Para
Qëlloi me armë gjatë konfliktit në ish-Bllok, kapet një nga të kërkuarit për ngjarjen që tronditi Tiranën (EMRI)

Gazetarja tregon ku ishte Elvana Gjata kur ndodhi vrasja në "Bllok"

Discussion about this post

 



Të Fundit

“E ardhmja e Europës” Samiti Ekonomik sjell në Tiranë Jared Kushner, do të inaugurohet nga Rama e Macron

Rama në konferencë me Presidentin e Këshillit Europian: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE, mos e humbim këtë moment historik

Rama dhe Presidenti i KE Antonio Costa në konferencë të përbashkët, Costa: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE përpara vitit 2030

Antonio Costa në Tiranë/ Presidenti i Këshillit Europian pritet nga Rama në Kryeministri

PS i kërkon Celibashit të nisë numërimi i votave nga Greqia, Balla: Më pas le t’i kontestojnë

Samiti i Tiranës, zbardhet agjenda e takimit të 6 të Komunitetit Politik Evropian

Avionë 400 miliardë dollarësh nga Katari, polemika në SHBA: Trump po shkel kushtetutën, ka konflikte interesi

Tiranë/ Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret në kryeministri presidentin e Këshillit Europian

Përndoqi një shtetase boshnjake, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Kroaci

Gjithë drejtuesit kryesorë të BE-së dhe kryeministrat e shteteve më të rëndësishme të Europës, uruan një ditë më parë për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, kryeministrin Edi Rama

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.