Para disa ditësh në Gjykatës Speciale (SPAK) është bërë një gjyq që kishte të bënte me Tartar Bazajn, një nga anëtarët e KLP për të cilin gazetari Artur Cani ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Ajsberg” që transmetohet në Fax News.
Çani tha se në këtë gjyq prokurori kërkoi që të mbyllej procesi, pra të pushohej procedimi penal e bazuar në 17 faqe ndërsa çështja e anëtarët të KLP-së, Tartaj Bazaj nuk është më e panjohur pasi është denoncuar disa herë, dhe që ka të bëjë me nje ngjarje të ndodhur vite më parë në Sarandë por edhe në lidhje me pretendimet se ka falsifikuar dokumentet e shkollës së mesme.
“Prokurori i kësaj çështjeje, Eneid Nakuçi është anëtar i SPAK. Një ditë më njoftojnë se duhet të paraqitesha në Gjykatë, u paraqita për këtë çështje dhe u shty me tre ditë ku do të lexoja 1600 faqe të dosjes për vetëm 3 ditë. Në fund prokurori tha se Bazaj nuk ka falsifikuar gjë, mund të ishte në dy shkolla paralelisht në të njëjtën kohë. Kërkuam nga Gjykata që të ishte më e saktë, sepse nuk ka bërë vlerësime siç duhej ti bënte, pse e them këtë? Për Tartar Bazajn dyshojmë se ka qenë në dy shkolla njëkohësisht, në Sevaster dhe në Krrabë. Në dosjen me 1600 faqe ka disa dëshmi të bëra nga shkolla e Krrabës.
Eneid Nakuçi pasi ka thirrur Tartar Bazajn është shprehur se ky i fundit ka dhënë tre dëshmi për këtë çështje, 13 Shkurt, 20 Maj dhe është i njëjti prokuror që e merr në pyetje. Dëshmitarët janë marrë të gjithë nga e njëjta shkollë, dhe kuptohet se nuk janë të gjithë anëtarë të KLP. Dëshmia e parë është e Lulzim Zenelit, 25 Nëntor 2019. E dyta është e Fatmir Isufit. E treta është e Mustafa Kullolit i cili është paraqitur me dëshirën e tij në Gjykatën e Tiranës. Këto materiale i kam marrë pasi kam vajtur në Gjykatë se kur jam interesuar unë në shkollë, asnjë material nuk më jepnin. Afrim Mema është dëshmia e katërt. Nëse tek dëshmia e Tartarit shkrimi nuk është njësoj, tek emrat e tjerë shkrimi është njësoj”, tha Çani.
Po pse nuk morën dëshmi tek shkolla e Sevasterit por vetëm në Krrabë?
Janë dy persona që tregojnë se në Sevaster kanë qenë në të njëjtën klasë me Tartar Bazajn, Ollga Mazaj tha gjatë një bisede telefonike me ish-Drejtorin e shkollës në Servaster, Baftjar Sulçaj të cilit i tha se tre vjet ka bërë në këtë shkollë ndërsa në vitin e fundit iku për Tiranë. “Të them të vërtetën e thjeshtë, kam qenë në një klasë me të, kjo është e vërteta”.
“Njëashmëria e prokurorit duket këtu dhe ka një pikë tjetër kulmore, ku është marrë drejtori i shkollës së Krrabës”, tha Çani.
Më 8 Tetor 2019 para Piro Stafanit oficer i policisë gjyqësore ka një pragraf, se nëse do të bënte rrëfim të rremë dhe që fsheh faktin dhe provat rrezikon 6 muaj burg. Seferi thotë në deklaratën e vet: Di që Tartar Bazaj është regjistruar në vitin arsimor ’87-88 dhe ka mbaruar
Drejtori Seferi e pranon se Bazaj ka mbërritur në shkollën e Krrabës në këtë periudhë, madje ka qenë nxënës i mirë. “Në shkollën time në Vitin ‘87-‘87 ka ardhur me transferim na Servsteri ka ardhur në shkollën e Krrabës. Për çdo qartësi të shikohen deftesat dhe dokumentat që janë në Krrabë”, thotë ai.
Ai ka treguar në Gjykatë se është regjistruar nga Tartar Bazaj në zyrën e këtij të fundit që ia ka kërkuar ta kishte si dokument.
“Nëse prokurori do të ishte i paanshëm, duhet ta ndalonte këtë proces. Nuk ka qenë në vitin ‘86-‘87 por në vitin ‘87-‘88 dhe e thotë vetë ish-drejtori i shkollës. Pse e ka lëshuar këtë prokurori, këto pyetje i bëmë edhe në Gjykatë. Unë e pyeta gjyqtarin, pse është shkruajtur mbrapa krahëve të prokurorit “Ligji është i barabartë për të gjithë”? Ky prokuror është një prokuror që ne shpresojnë, Eneid Nakuçi anëtar i zgjedhur i SPAK. Gjyqtari bëri sikur na dëgjoi, tha nuk përbën vepër, duhet mbyllur. Prokurori kishte shkruar se Artur Çani kërkon rikthimin e kateve, unë nuk kam kërkuar asnjë kat zoti gjyqtar dhe nuk e di për çfarë e keni fjalën. Në Servaster, Bazaj rezulton vetëm me dy nota 7 të tjerat i ka të gjitha 5-sa. Thuhet në raport se prokurori ka kryer një sërë hetimesh, por të pjesshme.
Askush nuk ka thënë se Bazaj ka bërë vitin e tretë në një shkollë dhe e ka përsëritur sërish në një shkollë tjetër, sepse mbi të gjitha shkollën e ka bërë për degë të ndryshme. Ky thotë rezultatet bindin Gjykatën sepse nuk kemi të bëjmë me falsifikimin e deftesës dhe shënimet me siguri janë bërë në vitin e tretë në Servaster, nga administruesit e regjistrave, arsyet janë të dyshimta, ndoshta për ta dëmtuar si person. Gjyqtar Bib Ndreca e ka mbyll gjyqin, ky Biba është në sisemin e ri të drejtësisë së shqiptarëve. Gjykojeni vetë.
Kam bërë një kallëzim penal që do t’ia dërgoj nesër SPAK dhe Prokurorit të Përgjithshëm për dijeni. Kërkoj të vihet në vend kjo çështje. Dy muaj e ca pasi kisha dërguar kërkesën më vjen një shkresë e tillë nga Adnan Xholi, në të cilët më kërkon që t’i çoj kasetën që është regjistruar në qytetin e Sarandës në lidhje me fakte dhe dëshmi që përfshijnë shtetasin Tartar Bazaj. Unë pas kërkesës së Xholit i cova kopjen dhe po në datë 5 më erdhi kjo përgjigje që thotë se më dërgon bashkëngjitur që kanë marrë mbi rezultatet e verifikimit që konstaton se nuk bëjnë materialet e depozituara.
Por ka harruar të lexojë të drejtën e nismës për verifikimin e të dhënave që ia jep 1/10 të deputetëve, kryetarit të Kuvendit, që s’ka lidhje me mua. Keryeministrit, ç’punë kam unë. Prokurori i Përgjithshëm, që s’jam unë. Neni 2 thotë jo më pak se me 500 shtetas me të drejtë vote. Megjithatë Xholi ka bërë verifikim në kundërshtim me ligjin, ku thotë se kërkesa është kryer me të dhëna të pavërteta. Unë kam bërë kallzim penal, dhe qëllimisht ky person e ka kaluar këtë pjesë sepse e dinte se po të dilte me hetim penal do dilnin të tjera gjëra. Në këtë çështje nuk është thërritur asnjë dëshmitar që ka deklaruar në emision, as denoncuesin. Gjithashtu nuk është marrë në pyetje as njëri nga personat që ka mbetur i plagosur nga ngjarja ku ka qenë i pranishëm edhe ish-polici Tartar Bazaj që dyshohet se ka plagosur dy persona. Nesër do të depozitoj kallzimin penal sepse nuk mendoj se është dhënë vendim i drejtë. Këta janë ata që do ta bëjnë drejtësinë shqiptare? Si ky Xholi, Biba apo Nakuçi? Ky është vetëm fillimi do të shohim akoma”, tha Çani
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post