Emisioni “Ajsberg” ka trajtuar mbrëmjen e sotme kalvarin e problemeve me të cilat ndeshet një subjekt i cili kërkon një vërtetim nga Prokuroria nëse ka ose jo procedim penal ndaj tij.
Gazetari Artur Çani u shpreh se mungesa e një vërtetimi të tillë, të pamundëson që të hysh në garë për tendere të ndryshme, ndonëse mudn t’i plotësosh të gjitha kushtet e tjera.
“Për të fituar një tender duhen shumë gjëra, së pari ta kesh mirë me Ramën, pasi ai të bën që të ikësh nga një tendër, por edhe që ta fitosh. Që ta fitosh duhet të plotësosh disa kushte. Për këtë ka edhe disa Rama të tjerë, si vërtetime të ndryshme nga drejtori të ndryshme për taksat, Prokuroria, Gjykata etj.
Para pak ditësh shkova në Prokurorinë e Tiranës, për të marrë një vërtetim nëse një subjekt ka probleme me drejtësinë apo jo.
Për të marrë një vërtetim të tillë në Prokurorinë e Tiranës është fare e thjeshtë.
Por nëse kjo letër mungon, pavarësisht gjithçkaje, ti skualifikohesh, edhe nëse je më i miri në botë. Ai u shpreh se ndonëse kjo për të rezultoi e thjeshtë, për disa tjerë ka rezultuar e pamundur”, – tha drejtuesi i “Ajsberg”.
Më tej ai shtoi: “Për të vërtetuar nëse ky subjekt është sorrollatur ose jo “Ajsberg” ka kërkuar arsyen për mospajisjen me vërtetimin përkatës, të shoqërisë. Edhe ne u sorrollatëm jo pak.
Pas kësaj kërkese ka ardhur përgjigjja sipas të cilës në ngarkim të shoqërisë në fjalë, kishte një çështje penale, e cila nuk ka marrë përgjigje të formës së prerë.
Në kushte të tilla, nuk mund të lëshohej një vërtetim i tillë“.
“Ajsberg”, tregoi kalvarin e problemeve të hequr, për të marrë një intervistë me prokuroren Armanda Xhaferri, e cila nga fundi i dhjetorit 2018 deri në fillim të janarit 2019, ka nxjerrë lloj lloj arsyesh për të mos u përballur me gazetarët.
Por ndërsa gazetarët vendosën që të qëndronin në prokurori nga mëngjesi në darkë, për të pritur hyrjen apo daljen e kësaj prokurorje, një zotëri është paraqitur tek ata, i cili e akuzonte prokuroren për një aferë prej 18 milionë lekësh për rrugën nga Ura e Shkumbinit deri në Gjinar.
“Në një lokal ishin rreth 3 veta që thonin që ne si ekspertë morëm 18 milionë lekë (të vjetra), njëri thoshte 2 një 3 e një 4. Ata thonin jo jepja ti, jo jepja ti. Ata prezantoheshin si ekspertë, të cilët thonin se e kishin nxjerrë sikur e donin. Unë bëra një kërkesë nëse janë dhënë 18 milionë apo jo. Unë bëra kërkesë si një tatimpagues i paguar. Mua më erdhi përgjigja, ku nuk më tregonin nëse janë dhënë apo jo këto para, më thoshte që duhet të bëja kallëzim për dyshim. Unë bëra kallëzim penal ndaj Armanda Xhaferrit për abuzim me detyrën”, – tha ndër të tjera paditësi.
Më tej ai shtoi: “Pas kallëzimit penal, më erdhi përgjigjja se kjo nuk është vepër penale e se unë mund të ndjekja rrugët e tjera të drejtësisë. Për këtë unë bëra disa kallëzime në Gjykatat e tjera si ajo e Shkallës së Parë etj.”
Sipas tij, Gjykata e Shkallës së Parë ende nuk i ka dhënë një përgjigje.
Më tej ai shtoi se sipas parashikimeve ligjore, nuk paguhet më shumë se 40 mijë lekë për një ekspertim plus dietat.
“Ajsberg” zbuloi marrëveshjen se si kjo prokurore me një firmë i ka dhënë 18 milionë lekë një firme tjetër për një akt ekspertimi, ndër të cilat 15 milionë ishte pagesa, plus 3 milionë TVSH, por sipas ligjit asnjë ekspertizë nuk mund të kalojë shumën 400 mijë lekë të vjetra.
I gjithë interesi i “Ajsberg” ishte se përse kjo zonjë nuk i ka mundësuar subjektit në fjalë për të marrë një vërtetim nga Prokuroria.
Prokurorja e cila doli nga Prokurori, sërish nuk ka dhënë përgjigje për interesimin pse përse nuk është dhënë vërtetimi, ndërsa i tha gazetarit që të mos e ndiqte sepse ajo tashmë ishte jashtë institucionit. Por gazetari i tha se ai po zbatonte ligjin për të drejtën e informimit.
Prokurorja Armanda Xhaferri, më tej kërcënoi gazetarin duke thënë se ajo nuk e kishte problem se përse ai po e ndiqte mbrapa, por nëse do e shikonte familja e saj, do të nishte ndryshe.
Por “Ajsberg” ka këmbëngulur për intervistën me prokuroren në fjalë, por ka kaluar një kalvar problemesh, të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post