Emisioni i sotëm “Ajsberg” në Fax News, është fokusuar në investigimin e fushatës pothuajse dy vjeçare të mbjelljes së pemëve në Tiranë nga Erion Veliaj.
Ndërkohë që stina politike e vendit është kurdoherë e tensionuar, fushata e mbjelljes së pemëve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Veliaj, ka gëzuar kurdoherë pasqyrim të gjerë e të paqtë në mediat e vendit.
Agjensia e Parqeve dhe e Rekreacionit në një përgjigje zyrtare për emisionin “Ajsberg”, ka dokumentuar se janë mbjellë rreth 22 mijë pemë në kryeqytet, pra 5 herë më pak nga ajo çfarë deklaron Erion Veliaj, pra nga 100 mijë pemët e propagandës së tij.
Tre vite më parë në fushatën e tij për kryebashkiak, ai tha se do të jepte zero leje ndërtimi. Por në këto tre vite janë dhënë 300 leje ndërtimi dhe Erion Veliaj rrallë flet për ndërtimet duke folur pothuajse vetëm për mbjelljen e pemëve.
Sipas ekspertëve, kjo është një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga lejet e ndërtimit. Një mënyrë për të kompensuar opinionin publik.
Ashtu sikundër ka ndodhur në rastin e parkut të ‘Shtatë xhuxhave’ i cili nuk ekziston më e ku në vend të tij do të ndërtohet një kullë, ashtu nuk ekzistojnë më edhe shumë parqe apo hapësira të tjera të gjelbëra nuk ekzistojnë më sot si pasojë e lejeve të ndërtimit.
“Këta personazhe publikë në kronikat e mbjelljes së pemëve së bashku me Veliajn, janë përfshirë në fushatë kundrejt një mbështetje apo projekteve të dhëna nga Bashkia, të cilës i janë detyruar.” – është shprehur Kreshnik Çollaku kreu i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës.
(E.L./Faxweb)