Ajtanga Lubonja, është një nga përfaqësueset më të palodhura opozitare, e cila shprehet se ende nuk ka përfituar pensionin special për shkak të persekutimit në komunizëm.
Ajo ka qenë siot e ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘’Fax News” me gazetarin Rezar Xhaxhiu. Mes të tjerave, ajo tregoi edhe disa takime me deputetë të PD-së.
Po ashtu ajo denoncoi se fatura e dritave në konviktin ku ajo jetonte, i shkonte në një shifër shumë të lartë, 120 mijë lekë të vjetra.
Në fjalët e aktivistes nuk mungoi as ironia, teksa e krahasoi deputeten e PD-së, Grida Duma me Marilyn Monroe.
“Kam 26 vite që jetoj në konvikt, pa i plotësuar vetes asnjë dëshirë, për të mos folur as për pushime. Paguaj 120 mijë lekë drita, muaj të tjerë edhe nga 60-70, ndërsa pensionin e kam 158 mijë lekë. U zura me Erion Veliajn, i cili më dërgoi punonjësen sociale, për të më sjellë oriz dhe makarona. Unë një pako makarona e çoj pesë ditë.
Pension special merr edhe Nexhimje Hoxha dhe Helena Kadare, ndërsa mua dhe shumë të tjerëve nuk na jepet. Isha njëherë te shtëpija dhe më troket në dorë Grida Duma dhe Ervin Salianji. Ata më thanë se do të më ndihmonin duke më lënë një takim me presidentin Nishani.
E megjithatë as ai nuk arriti që të më zgjidhte problemin tim”, u shpreh mes të tjerash Lubonja.
Duke iu referuar protestës së opozitës në çadër vitin e shkuar Lubonja u shpreh se e gjitha kjo ishte një shoë.
“Qëkur e pashë çadrën mendova që ishte një shoë edhe pse e pranoj që shkova disa here aty. Sidomos prej faktit se do të ishte i pranishëm edhe Sali Berisha. E kam thënë që ndaj tij kam një mbështetje, pasi është një njeri i punës. Aty shoh se ishte Grida Duma e veshur si Marilyn Monroe, po me flokë të zeza.
Me nënën e Monika Krymadhit kemi punuar së bashku në qytetin ‘’Sudenti”. Në një moment i kam shkruar dhe Monikës letër, po ende nuk kam marrë një zgjidhj”, u shpreh më tej aktivistja.
E megjithatë e pyetur nëse do të hiqte dorë nga opozitarizmi nëse do të merrte pensionin, Lubonja u shpreh që padyshim ‘’jo”.
(E.K/FAXWEB)