Për Akademinë e Shkencave ku Edi Rama po zhvillon një takim me intelektualët ka deklaruar se ky është një institucion i kalbëzuar dhe se nuk ka reflektuar vizionin e themeluesve.
“Pavarësisht shkencës nuk patëm asgjë reagim që të na përfshinte në këtë proces, ku humbëm më shumë se një vit, në një inerci që është ajo e kalbëzimit të një institucioni që ishte kurora e dijes shqiptare. Sot është një peng për ata që i dhanë ndriçimin e tyre. Kjo situatë na ka shtyrë edhe idenë për ta refuzuar për ta financuar më tej këtë institucion. E vërteta është që Akademia e Shkencave nuk reflekton as vizionin e themeluesve dhe më vjen mirë që kam përballë një ndër studiuesit më të nderuar, profesor Luan Omarin që është një dëshmitar i të gjithë rrugëtimit të këtij institucioni dhe Akademia deri më tani nuk na ka reflektuar asgjë.
Duke qenë se unë kam pasur një kërkesë nga ju për t’u dëgjuar me e gaditshmërinë do që të dëgjojmë gjithçka që ju keni për të thënë. Nuk e di se kush prej jush e ka marrë përgjegjësinë për të folur por pa e paragjykuar nëse zoti Tole , por para se t’i jap fjalën atij dua të theksoj edhe njeherë ç’ka ne kemi mundur të lexojmë dhe të shtojmë nga ky vit për ta thënë në mënyrë në mënyrë të mirsjellshme lë shumë për të dëshiruar.”, u shpreh Rama. (J.V/Faxweb)