17:14 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kufizimi i aksesit në rrjet ndaj disa domain dhe faqeve të internetit, AKEP sqaron si qëndron e vërteta

18:29 | 20/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjobë subjekteve që shkelin rregullat e konkurrencës”, AKEP: Cilat janë masat e marra nga 2018-ta

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (në vijim AKEP), ka reaguar në lidhje me lajmin për kufizimin e aksesit në rrjet të disa domain dhe faqe interneti me përmbajtje të paligjshme ose të demshme nga sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve elektronike.

AKEP shprehet se nuk është në kompetencën e tij të shqyrtojë apo të komentojë ndërveprimet e shoqërisë së informacionit dhe aq më pak udhëzimet që i përcillen nga institucionet ligjzbatuese dhe vendimmarrëse të kufizimeve në lidhje me përmbajtjet e paligjshme ose të dëmshme

“Udhëzimet për bllokimin e aksesit në rrjete të domain apo faqeve të caktuara në internet, si dhe përcaktimi, apo listimi i tyre, nuk janë as nisëm dhe as veprimtari mbikqyrëse e AKEP, por vendime të organeve të sipërpërmendura” (Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA), organet e gjyqësorit dhe të ndjekjes penale, Policia e Shtetit apo Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF), shprehet AKEP.

Reagimi i plotë:

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) konstaton me shqetësim qarkullimin, veçanërisht në rrjete sociale, të informacioneve të shtrembëruara dhe të pabaza lidhur me kufizimin e aksesit në rrjet të disa domain dhe faqe interneti nga sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve elektronike.

Nuk është praktikë e AKEP të shqyrtojë apo të komentojë ndërveprimet e shoqërisë së informacionit dhe aq më pak udhëzimet që i përcillen nga institucionet ligjzbatuese dhe vendimmarrëse të kufizimeve në lidhje me përmbajtjet e paligjshme ose të dëmshme, sipas rregullimeve përkatëse ligjore në fuqi, siç janë Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA), organet e gjyqësorit dhe të ndjekjes penale, Policia e Shtetit apo Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF).

Udhëzimet për bllokimin e aksesit në rrjete të domain apo faqeve të caktuara në internet, si dhe përcaktimi, apo listimi i tyre, nuk janë as nisëm dhe as veprimtari mbikqyrëse e AKEP, por vendime të organeve të sipërpërmendura. Në bazë të nenit 2 të Ligjit Nr. 9918/2008 për komunikimet elektronike, AKEP nuk ka tagër të shqyrtojë dhe të ndërhyjë në përmbajtje të këtyre faqeve, për pasojë as të gjykojë nëse u duhet bllokuar apo kufizuar aksesi dhe në ç’masë duhet të ndodhë kjo. Detyra e AKEP, në këtë rast, është vetëm t’i përcjellë sipërmarrësve të komunikimeve elektronike (Internet Service Providers), subjekte të ligjit për komunikimet elektronike dhe kuadrit rregullator të tij, udhëzimet përkatëse nga organet vendimmarrëse, pa rishikim, modifikim, apo ndërhyrje të njëanshme.

Ndërfaqen komunikative midis këtyre organeve dhe sipërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve elektronike, AKEP e kryen prej hyrjes në fuqi të Rregullores Nr. 47, datë 26 tetor 2017, “Për zbatimin e autorizimit të përgjithshëm”, në përputhje me nenin 15 të ligjit për komunikimet elektronike:

“Për transmetimet e përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme mbi bazën e një vendimi të marrë nga organet kompetente të parashikuara në legjislacionin respektiv, zbatohen kufizime. Sipërmarrësi/subjekti që ofron rrjetin dhe ose shërbimin/et e komunikimeve elektronike, ka detyrimin ligjor që të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për zbatimin e kufizimit të kërkuar. AKEP, me disponimin e kërkesës së organit kompetent të fushës për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, i drejtohet sipërmarrësit, subjektit që ofron rrjetin dhe/ose shërbimet e komunikimit elektronik publik, për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit të kësaj përmbajtje”.

AKEP, për sa parashikohet më sipër, vepron në mbështetje dhe për të lehtësuar komunikimin mes organeve vendimmarrëse të këtyre kufizimeve dhe sipërmarrësve subjekt të këtij ligji. Për këtë arsye, dhe në kuadër të transparencës institucionale, çdo shkrese përcjellëse të AKEP në adresë të sipërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve elektronike, i bashkëlidhet vendimi i organit përkatës. Bëjnë përjashtim, rast pas rasti, udhëzimet e organeve gjyqësore apo të ndjekjes penale, për shkak të ruajtjes së diskrecionit hetimor.

Në kushtet kur prej vitesh një procedurë e tillë është në zbatim dhe nuk ka ngjallur shqetësime të qenësishme, pasi konform legjislacionit në fuqi – vetëm në 2019, AKEP i janë dërguar për zbatim kërkesa nga AMLF për kufizime në 8000 domain/faqe të lojrave të fatit dhe në rreth 86 domain/faqe me përmbajtje të cilësuara të jashtëligjshme nga AMA – AKEP do të vijojë me profesionalizëm dhe transparencë detyrat e tij ligjore, përfshirë këtu edhe përditësimin e dokumentave rregullatorë që koordinojnë marrëdhëniet e tij institucionale me autoritetet vendimmarrëse në fushën e shoqërisë së informacionit dhe më gjerë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Fillon boshatisja e reparteve mjekësore në Itali, në 24 orët e fundit janë shënuar 443 viktima nga Covid-19

Para

LAJM I FUNDIT/ Nuk ndalet numri i infeksioneve me koronavirus në Krujë, zbulohen 6 raste të reja

Para
ITALIA merr frymë/ Shifrat më pozitive nga 10 marsi, rënie e shpejtë e pasojave të COVID-19 (E plotë)

LAJM I FUNDIT/ Nuk ndalet numri i infeksioneve me koronavirus në Krujë, zbulohen 6 raste të reja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rritet numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Zgjaten 6 muaj sanksionet e BE ndaj Rusisë! Trump:Çmimi i lirë i naftës do i dobësojë

Trump kërcënon Harvardin për diskriminim ndaj hebrenjve dhe izraelitëve

22 qytete nën sulm rus për një javë, pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Irani zotohet të vazhdojë pasurimin e uraniumit

Kapet me 5 kg kokainë të mbështjellë me foton e Al Pacino-s nga filmi “Scarface”, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

Partia Komuniste e Kinës kalon 100 milionë anëtarë për herë të parë, 1 në 14 persona janë pjesë e PKK

Zjarret masive në Turqi, mbi 50.000 mijë persona evakuohen nga banesat e tyre

Gjykata e Lartë në Britani rrëzon kërkesën për ndalimin e armëve për Izraelin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.