Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit ka deklaruar ditën e sotme se deri më tani fatkeqësisht nuk po shohim asnjë provë të asaj që kreu i PD-së Lulzim Basha e ka quajtur masakër elektorale.
Në një status në Facebook, Starova thotë se nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, dhe Kryesia per te diskutuar mbi kete “masaker” dhe asnje nga aleatet nuk eshte thirrur te jete pjesmarres.
Më tej, ai ngre dhe tre pyetje: Ku po shkon e djathta ? Per ku eshte duke i udhehequr mbeshtetesit e saj ? A eshte e sigurte se nuk po gabon?
“Sot, klima politike duket teper e nxehte ne kampin e qendres se djathte dhe kjo eshte dicka krejtesisht e aresyeshme. E djathta ka humbur per te disaten here. E djathta ka ngritur akuzen per nje “masaker” mbi zgjedhjet e fundit.
Deri tani fatkeqesisht, nuk po shohim asnje prove te “masakres”, megjithese te gjithe e dime se zgjedhjet jane vjedhur. Neser, Keshilli Kombetar dhe Kryesia e PD-se mblidhen per te diskutuar mbi kete “masaker” dhe asnje nga aleatet nuk eshte thirrur te jete pjesmarres.
Eshte e qarte qe neser vetem do te thuhet se nuk i njohim zgjedhjet, por kjo mbetet nje deklarate e njeanshme dhe e pavertetuar. Logjikisht, mbetet te thuhet edhe se demokratet nuk do te marrin pjese ne legjislaturen e re.
Pyetja qe shtrohet eshte: Ku po shkon e djathta ? Per ku eshte duke i udhehequr mbeshtetesit e saj ? A eshte e sigurte se nuk po gabon? Pervoja politike historike na meson se, sa here qe nje force politike e gjen vehten ne rrethana te tilla, ajo e vazhdon betejen politike duke filluar me ndryshimin e vetvehtes” shkruan Starova.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post