Ndikimi i Lionel Messit te PSG ka nisur edhe pa mbërritur ylli argjentinas në Paris. 34-vjeçari pritet që të zyrtarizohet sot te skuadra parisene, ku do të firmos një kontratë për dy sezone.
“L”Equipe” raporton se në rrjetin social janë shtuar 200 mijë fansa të rinjj. Ndërkohë që në profilet në Tëitter dhe Youtube deri më tani ka pasur një shtim prej 1.4 milion djekësish në vetëm 3 ditë.
Rritja pritet të jetë edhe më e madhe pas zyrtarizimit të transferimit,t eksa kujtojmë që në vitin 2018, pas kalimit të Ronaldos te Juvja u shtuan menjëherë 2.2 milion fansa në rrjetet sociale të Juventusit.