Gurët e përmasave të medha që kanë rënë në aksin Torovicë-Balladren vijojnë të qëndrojnë aty dhe askush nuk ka marrë masa që ti duke u shndërruar kështu në një rrezik mjaft të madh për aksidente për ata të cilet u duhet të levizin në ketë rrugë.
Shirat e nisur që prej ditës së henë kanë risjellë dukshëm frikën e shkëmbinjve që bien nga mali, dhe ngjarjet e ditëve të fundit janë tregues i gjendjes me të cilen vazhdojnë të përballen banorët.
Kjo sjell një rrezik të madh për drejtuesit mjeteve pasi gjatë orëve të vona rrezikojnë të përplasen. Banorët e kësaj zone ndihen të rrezikuar tej mase, pasi tani është kthyer në një frikë të madhe për to.
Këto banorë kanë menduar që të bllokojnë rrugën që mos të rrezikohen kalimtarët që kalojnë këtë aks. Ndërkohqë që prefektura kërkon ndërhyrjen urgjente të ARSH-së. (M.Q/Faxweb.al)