Aksident automobilistik në kthesën e Labovës së Kryqit Bashkia Libohovë.
Një grua plagoset rëndë. Ngjarja sapo ka ndodhur, para 5 minutash si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm nga lagështia në rrugë.
Dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin duke shkaktuar lëndime serioze për një pasagjere emri i të cilës ende nuk bëhet i ditur.
Grupi i shërbimit të policisë rrugore Gjirokastër po shkon në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Autoambulanca ndërkaq po transporton gruan e lënduar në spital pasi dyshohet se është në gjendje të rëndë.